fbpx

Autostrada Tetovë – Gostivar plot me gropa, riparimi i saj do të projektohet në vitin 2022

Megjithëse paguhet, në autostradën Tetovë – Gostivar, vozitet në asfalt të valëzuar dhe dëmtuar, i cili është plot gropa dhe gunga që vështirësojnë lëvizjen e automjeteve. Kjo rrugë e gjatë 22 km midis dy qyteteve quhet autostradë, por në disa prej pjesëve të tij vozitja është me një kufi shpejtësie deri në 80 km në orë. Autostrada Tetovë – Gostivar është rruga më e frekuentuar në vend, me një komunikacion ditor mesatar vjetor (KDMV) prej 16.300 automjetesh të regjistruara në vitin 2019, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Për të vozitur në autostradën e pariparuar, drejtuesit e makinave paguajnë 60 denarë në një drejtim. Në periudhën e kaluar, me fondet, vetëm u mbuluan ato vrima dhe u sanua rrethoja përreth rrugës.

Nga Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore janë në dijeni të problemit dhe thonë se është planifikuar riparimi i kësaj pjese të Korridorit 8. Megjithatë, detaje të sakta në lidhje me periudhën se kur do të fillojë riparimi, si dhe sa para do të nevojiten për projektin e ardhshëm, tani për tani nuk mund të njoftojnë.

“Aktualisht punohet në projekt detyrën për zgjedhjen e ekspertëve të cilët do të përgatisin dokumentacionin e tenderit për hartimin dhe rikonstruimin duke zgjeruar autostradën Tetovë – Gostivar”, thonë nga kjo ndërmarrje për “Meta.mk”.

Fondet për përgatitjen e dokumentacionit të projektit në vlerë prej 2 milion euro janë planifikuar të sigurohen përmes fondeve IPA 3 të BE-së. Përveç sanimit të rrugës ekzistuese, autostrada Tetovë – Gostivar me ndërmarrjen e ardhshme do të duhet të zgjerohet me ndërtimin e një korsie ndihmëse për ndalimin në të dy drejtimet. Projektimi i riparimit dhe zgjerimit pritet të nisë në fillim të vitit 2022.

“Për riparimin me zgjerimin e seksionit, duhet të përgatitet dokumentacioni i parë i projektit, në bazë të të cilit do të gjendet një zgjidhje e përshtatshme teknike, e cila do të varet nga koha e zbatimit dhe fondet e nevojshme për punën ndërtimore”, shpjeguan nga Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button