Pas vetos bullgare ndaj RMV-së, Këshilli i ambasadorëve do të inkurajojë ndryshimin e mekanizmit të vendimmarrjes në BE

Këshilli i ambasadorëve në aktivitetet e tij të ardhshme do të inkurajojë idenë e modernizimit të mekanizmit të vendimmarrjes në Bashkimin Evropian, bazuar në parimin e “konsensusit minus një”, pasi shprehu zhgënjim të madh pasi negociatat e pranimit në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut aktualisht janë bllokuar, për shkak të siç thonë nga atje, qëndrimeve joparimore të Republikës së Bullgarisë, njofton Portalb.mk.

“Pozicionet e tilla të Sofjes zyrtare, në publikun tonë, shkaktojnë gjykime të forta, veçanërisht për shkak të faktit se bllokimi i proceseve tona eurointegruese vjen vetëm nga një shtet anëtar”, thuhet në deklaratën dërguar nga Bordi Ekzekutiv i Këshillit.

Siç theksojnë nga atje, diversiteti i shteteve anëtare krijon mundësi reale për procesin e vendimmarrjes dhe për çështje të tjera të rëndësishme me karakter strukturor dhe organizativ për funksionimin e Bashkimit, për t’u përballur me probleme serioze mbi parimet ekzistuese në BE, siç edhe i ndodhi RMV-së këtë dhjetor me bllokadën nga vetëm një shtet anëtar.

Këto reagime vijnë pas bllokimit të kornizës negociuese të Maqedosnisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.

Bullgaria veton e fundit për miratimin e kornizës negociuese Maqedonisë së Veriut ia vendosi më 8 dhjetor. Qeveria  e quajti veton si një gabim të papërgjegjshëm gjeo-strategjik, duke theksuar se e “ardhmja maqedonase është evropiane”.

Ndërkohë, komisioni për çështje të historisë me Bullgarinë nuk ka progres. Bashkë-kryesuesi i palës maqedonase Dragan Gjorgiev, patideklaruar se përfaqësimi i Mbretit Samoil dhe përdorimi i mbiemrit “maqedonas” në protokollin – janë dy çështjen në të cilat ka ngecur ky komision.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button