Dha dorëheqje ministri i punëve të brendshme në Shqipëri, shkas vrasja e 25 vjeçarit

Në Shqipëri prej dje filluan protestat që kërkesë kryesore kishin dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme, Sandër Lleshaj, i cili sot njoftoi për dorëheqjen e tij nga pozita e ministrit, transmeton Portalb.mk.

“Me vetëdijen e plotë se vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike kam vendosur të jap dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi Lleshaj në orët e pasdites.

Ai vlerësoi se Shqipëria është një vend më i sigurt, me më pak vrasje, më pak banda, më pak kanabis, më pak aksidente dhe me më pak krim se kurrë më parë në historinë e 30 vjetëve të fundit

“Të aftë për të mos pasur turp as márre përpara asgjëje, ata po përpiqen të përdhosin një mort të dhimbshëm të një djali të ri, të vrarë padrejtësisht nga një punonjës policie që është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, për të sulmuar barbarisht policët e tjerë të Shqipërisë dhe institucionet e shtetit tonë”, u shpreh tashmë ish-ministri.

Qytetarët e Shqipërisë të mërkurën me orë të tëra protestuan në rrugët e Tiranës në shenjë revolte kundër vrasjes së 25 vjeçarit nga Policia e Shqipërisë. Qytetarët e revoltuar lëvizën edhe në drejtim të Kryeministrisë, ku u pritën nga kordoni policor. Ndërmjet protestuesve dhe policisë gjatë protestës janë shkëmbyer lëndë të forta, si gur dhe gaz lotsjellës. Si rezultat i përleshjes, raportohet për të lënduar nga radhët e policisë.

Ndryshe, gjithçka filloi në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje nga një polic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button