RMV, iku pasi me veturë e shkeli një person deri në vdekje, Prokuroria kërkoi hetim të rastit

Në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, i dyshuari pasi kishte shkelur një person duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, kishte ikur nga vendi i ngjarjes, për këtë arsye Prokuroria themelore publike në Tetovë kërkoi hetim të rastit, transmeton Portalb.mk.

Ai dyshohet për “Rrezikim të sigurisë së komunikacionit” dhe “Hezitim për të ndihmuar të lënduarit në fatkeqësi komunikacioni”, që janë të dënueshme me nenin 300 e 301 nga Kodi Penal.

Prokuroria sqaroi se ngjarja kishte ndodhur më 6 dhjetor, pasi shoferi i veturës duke mos ndjekur rregullat e komunikacionit, si kufizimi i shpejtësisë, kishte goditur me veturën e tij Ford një këmbësor. Raportohet se pas aksidentit, shoferi i veturës me regjistrim të Tetovës nuk ishte ndalur, ndërkohë viktima kishte ndërruar jetë.

Me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore në Tetovë caktoi masë të paraburgimit prej tetë ditëve për të dyshuarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button