RMV, në lidhje me aksionin policor në Haraçinë, Prokuroria kërkoi të arrestohen gjashtë persona

Prokuroria themelore publike në Gjevgjeli ka kërkuar arrestimin e gjashtë të dyshuarve nga Shkupi për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope” në bazë të paragrafit 1 nga neni 215 dhe për “falsifikim të dokumenteve” në bazë të nenit 378 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk. Oliver Spasovski, ministri i punëve të brendshme sot në konferencën për media theksoi se deri më tani janë të arrestuar tetë persona.

“Prokuroria publik deri te Gjykata themelore në Gjevgjeli dorëzoi propozim që gjashtë të dyshuarit të paraburgosen”, kërkoi PTHP-Gjevgjeli.

Prokuroria theksoi se rasti ka të bëjë me 1948 kg marihuanë që ishte pronë e “Herb Industrisë” nga Strumica, por ishte marrë me dhunë në fshatin Josifovo në Vallandovë, pasi është sulmuar, prangosur dhe mbyllur sigurimi i objektit. Të dyshuarit kanë ndryshuar tabelat e automjetit që e kanë shfrytëzuar për bartjen e lëndës.

Të dyshuarit u takuan në një objekt në Shkup, ndërsa automjetin e ngarkuar me marihuanë e dërguan në Tregun me shumicë në Shkup për të vazhduar pastaj për në fshatin Mojancë të Haraçinës, ku i dyshuari i pestë mori rreth 231 kilogram marihuanë që e mbajti për 3 ditë në oborrin e tij.

Ndryshe, policia dje publikoi pamjet dhe rezultatet e aksionit policor që zgjati kryesisht dy ditë në Haraçinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button