RMV, 35 persona janë infektuar dy here me Kovid-19

Në Maqedoninë e Veriut 35 persona e kanë kaluar virusin korona dy here, sipas infektologut Alizira Osmani, kjo është diçka normale për shkak se antitrupat nuk qëndrojnë përgjithmonë në trupin e njeriut, shkruan Portalb.mk.

Osmani thotë se ngjashëm si gripi sezonal, në qoftë se në trupin e personit i cili ka kaluar Kovid-19 nuk janë formuar antitrupat, i njëjti mund të infektohet përsëri.

“Normal nëse nuk janë formuar antitrupa organizmi mund të infektohet me virusin njëjtë sikurse virusin sezonal që çdo sezon mund të kapet”, tha infektologu Alizira Osmani për TV21.

Sipas Osmanit, një ndër faktorët kyç që rezulton deri në rënien e imunitetit është frika, ai potencoi se ka trajtuar dy herë të njëjtit pacientë pr Kovid-19 dhe simptomat kanë qenë të ndryshme.

“Njëri ka qenë në shërim shtëpiak pa simptoma, simptome shumë të lehta. Ndërsa kolegia tjetër ka qenë e trajtuar në Klinikën Infektive. Simptomat e saj ishin kollitje, kokëdhembje, lodhje, me dhimbje të nyjave, humbjen e shijes edhe pse kishin formuar antitrupa, por edhe jo aq shumë, prap e ka sulmuar të njëjtin organizëm. Unë them se prap për shkak se ka ndikuar frika, pasi që ajo është më e theksuar te ata. Frika është faktori kryesor kyç që bie imuniteti i një organizmi”, tha infektologu, Aliriza Osmani për TV21.

Ndryshe, mjekët rekomandojnë edhe personave të cilët e kanë kaluar virusin korona të vazhdojnë të mbrohen pasi nuk është e sigurt në qoftë se trupi i tyre ka zhvilluar antitrupa apo jo si dhe për sa kohë qëndrojnë antitrupat në organizëm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button