RMV, 100 ditë-shi i Qeverisë, ASH-AAA kërkon qeveri të zgjeruar: Pushteti ka dështuar në sfidën e pandemisë dhe procesin euro-integrues (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë mbajtur sot një konferencë për media me rastin e 100 ditë-shit të Qeverisë, ku kanë kritikuar partitë në pushtet se kanë dështuar sa i përket ballafaqimit me pandeminë dhe i ka quajtur fajtor për bllokimin e procesit eurointegrues të vendit, shkruan Portalbl.mk.

Ata kanë vendosur theksin te BDI-ja dhe mosrealizimin e premtimeve që kjo parti u ka dhënë shqiptarëve gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Afrim Gashi, Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka quajtur atë “Qeveri e mashtrimit dhe gënjeshtrës”, të cilën nuk e meritojnë qytetarët e vendit.

“Realisht ky 100 ditë-shi flet shumë, sepse nuk pamë një premtim që ua dhanë shqiptarëve që të realizohet brenda këtij 100 ditësh-i. Asnjë premtim. Nuk kanë ndryshuar këto as në të kaluarën, janë munduar çdo herë duke pasur në gjen rrenën dhe mashtrimin, janë munduar çdoherë që edhe punët e tjerëve t’i marrin përsipër. Në qoftë se në 100 ditësh-in e qeverisë së parë Zaev, kishte ca premtime që u dhanë shqiptarëve dhe që u realizuan brenda 100 ditë-shit, sot e kemi përgjigjen më të mirë se ato premtime nuk i ka realizuar BDI-ja dhe Ali Ahmeti sepse, po të ishin interesuar për të zgjidhur problemet e hapura të shqiptarëve do të kishin realizuar ndonjë premtim brenda këtij 100 ditë-shi”, tha Sela.

Ziadin Sela

Ai më tej ka vazhduar se kjo Qeveri “nuk e ka pikën e moralit” që të vazhdojë të qeverisë dhe duhet të jep dorëheqje, si dhe ka kërkuar formimin e një qeverie të zgjeruar që do të merren me ballafaqimin me krizën e pandemisë por edhe me situatën e bllokimit të procesit eurointegrues të vendit.

“Kryeministri Zaev duhet të jep dorëheqje dhe patjetër që duhet shkuar në qeveri të zgjeruar, në mënyrë që obligimet të merren nga të gjithë aktorët politik për çdo llok kompromisi që duhet bërë dhe anëtarësimi i vendit në BE mos jetë çështje e politikave ditore, por të jetë çështje e përgjegjësive të cilat i marrin të gjithë aktorët politik dhe qytetarëve t’ju siguroj ardhmëri aty ku edhe e kemi vendin të gjithë ne si shoqëri dhe ky është perëndimi dhe BE. Të gjithë qytetarët ishin me shpresë se mbledhjen e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet, ashtu siç sot janë dëshmitar se kjo mbledhje dhe shpresat për në BE po venitet dhe po shuhet. Ne nuk jemi këtu, vetëm për të konstatuar situata, por edhe për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve, të cilët nuk e meritojnë bllokimin, për shkak të politikanëve të korruptuar, të cilët bëjnë çmos që t’ju ikin përgjegjësisë ligjore, për shkak të politikanëve të qeverisë cilët nënshkruajnë marrëveshje me fqinjët dhe pastaj fshihen si struci dhe i bojkotojnë komisionet të cilët duhet ta implementojnë këtë marrëveshje ndërfqinjësore”, deklaroi Sela.

Ndërkohë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se ky 100 ditësh nuk është një 100 ditësh i zakonshëm i një qeverie të zakonshme, për shkak se sot shteti gjendet para dy sfidave shumë të mëdha, me një pandemi të thellë dhe bllokim të shtetit në procesin eurointegrues.

“Ne konstatojmë se në këto dy sfida të mëdha, nuk e ka askush luksin dhe lirinë që vet të merret dhe të ballafaqohet me këto probleme të mëdha, aq më tepër për këto 100 ditë ëshët evidente se dështimi është ndoshta emri më i vërtet i qeverisjes Zaev 2”, tha Gashi.

Afrim Gashi

Sipas tij, dy gjërat që e karakterizojnë këtë këtë qeverisje janë përjashtimi dhe dështimi.

“Për të parën fola për shkak se në një kohë të këtillë të rëndë, ku çdo ditë vdesin 30-40 njerëz, ku numri i të infektuarve rritet është e papërgjegjshme që qeveria të sillet në mënyrë përjashtuese, duke lënë anash çdo segment tjetër të shoqërisë, nuk po them vetëm të opozitës. Edhe mjekët më të mirë të vendit, edhe ekspertët më të mirë të vendit, njerëzit që nuk janë pjesë e ndonjë partie politike por që duan të ndihmojnë vendin e vet ata janë të përjashtuar nga kjo qeverisje. Pikat kryesore në të cilat ka dështuar kjo qeveri është pandemia, arsimi, ekonomia dhe procesi eurointegrues. Për pandemi numrat janë të pamëshirshëm, kemi vdekshmëri më të lartë në Evropë. Është e tmerrshme që të jeni i pari në rajon me vdekshmëri më të lartë. Dështimi më i madh i kësaj qeverie në raport me pandeminë, është mospërgatitja për valën e dytë, të gjithë e kemi dit se do të kemi valë të dytë, ata gishtin nuk e kanë lëvizur që të përgatitemi për valë të dytë”, deklaroi Gashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button