RMV, Policia publikoi rezultatet e bastisjes në Haraçinë, pati arrestime dhe sekuestrim të drogës

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut njoftoi se ka realizuar bastisje dyditore në vendbanimet si Haraçinë, Mojancë e epërme, Shkup dhe vende të tjera, duke paralajmëruar zgjerim të aksionit, transmeton Portalb.mk.

“Është gjetur pjesë e drogës dhe lëndë tjetër të lidhura me veprën penale. Janë arrestuar edhe një pjesë e të dyshuarve. Deri më tani kemi gjashtë të dyshuar, për të cilët kemi siguruar dëshmi”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Ai sqaroi se hetimet janë duke u zgjeruar në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike në Gjevgjeli.

Angellovski sqaroi se bëhet fjalë për grabitjen që ka ndodhur më 3 e 4 dhjetor të këtij viti në fshatin Josifovë të Komunës së Vallandovës, ku raportohet për vjedhjen e dy tonë marihuana.

“Ende po merren hapa sa i përket aksionit të djeshëm ku u kap një sasi e madhe e marihuanës, në momentin që do të përfundoje e gjitha, do të ju informojmë” tha sot Toni Angelovski për Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button