Sonte do të luhen 90 minutat vendimtare për disa ekipe në Ligën e Kampionëve

Në Ligën e Kampionëve sonte do të zhvillohen tetë ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë dhe të fundit në fazën e grupeve për sezonin 2020/21, transmeton Portalb.mk.

Ndeshjet do të jenë për ekipet e grupit E, F, G dhe H, ekipe që do të luftojnë për të kapur dy vendet e para në tabelë, vende që sigurojnë kualifikimin për fazën e radhës.

Në ora 18:55 do të fillojnë dy ndeshje:

Lazio-Club Brugge

Zenit-Borussia D

Ndërsa prej orës 21:00 do të fillojnë gjashtë ndeshjet tjera:

Chelsea – Krasnodar

Renes – Sevilla

Barcelona – Juventus

Dynamo Kyiv-Ferencvaros

PSG-Istanbul B

Leipzig – Manchester U

Pavarësisht rezultatit të sotëm, Çelsi, Sevilla, Borusia D, Barcelona dhe Juventus e kanë siguruar kualifikimin nga faza e grupeve.

Ndryshe, edhe nesër pritet të jenë dramatike 90-të minutat e fundit në fazën e grupeve në katër grupe tjera, duke marrë parasysh se dallimi në pikë ndërmjet ekipeve mund të përmbyset në momentet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button