RMV, është shtyrë debati i amandamenteve për Buxhetin, disa deputetë do të testohen për Kovid-19

Sot Komisioni Parlamentar për Financa dhe Buxhet nuk do ta vazhdojë seancën në të cilën po zhvillohet debati për amandamentet e Buxhetit për vitin 2021, pasi kryetari i i këtij organi parlamentar, Timço Mucunski, njoftoi dje se është pozitiv me Kovid-19, shkruan Portalb.mk.

Nga Kuvendi informojnë se sot në orët e mëngjesit përfundoi marrja e mostrës nga Instituti për Shëndet Publik të punonjësve të Komisionit dhe disa prej deputetëve, të cilët ishin në kontakt me kryetarin e Komisionit Timço Mucunski.

“Pak më parë mora rezultat që jam pozitiv për COVID-19. Ruajuni dhe kujdesuni për familjet tuaja. Virusi nuk është aspak naiv!”, kishte shkruar dje Mucunski në profilin e tij në Facebook.

Nga Kuvendi thonë se sapo të mbërrijnë rezultatet e testeve, ata do të njoftohen për kohën e vazhdimit të punës së komisionit.

Kujtojmë se opozita parlamentare nuk e kishte mirëpritur propozim-buxhetin e propozuar nga Qeveria, duke e vlerësuar si buxhet pa vizion dhe joreal. Aleanca për Shqiptarët vlerësoi se duhet të bëhet zvogëlim i shpenzimeve joproduktive. VMRO-DPMNE-ja theksoi se vërejtjet e parashtruara kanë të bëjnë me shëndetin, nxitjen ekonomike dhe në lidhje me ajrin e pastër.

Ndryshe, Ministri i Financave, Fatmir Besimi në muajin nëntor e dorëzoi Propozim-buxhetin për vitin 2021 te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe në këtë mënyrë simbolikisht u shënua hyrja e Propozim-buxhetit në organin më të lartë legjislativ. Propozim-buxheti për vitin 2021 i paraqitet Parlamentit në kohë, madje edhe më herët se afati i parashikuar me procesin e buxhetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button