fbpx

ANALIZË: Tregu i punës – në disa veprimtari largime nga puna, në të tjera “kërkesë” për punësime të reja!

Thuajse për 52 000 njerëz është zmadhuar numri i personave të regjistruar në grafën “të papunë” në fund të tetorit sivjet, krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar. Si pasojë e humbjes së vendit të punës për shkak të Kovid 19 krizës – të evidentuar janë rreth 16 000 persona. Kriza shëndetësore ka sjellë çrregullim në tregun e punës, shumë njerëz kanë ngelur pa punë, mirëpo ka profesione që “kërkohen” në treg, shkruan Portalb.mk.

Në vend ka 8 400 vende të lira pune

Industria e përpunimit, tregtia dhe sektori hotelerik janë veprimtari në të cilat, sipas të dhënave të Entit Shtetëror i Statistikave është numri më i madh i vendeve të lira të punës. Pjesë e këtyre sektorëve janë njëkohësisht edhe më të prekurit nga kriza ekonomike – me aktivitet afarist të ngadalësuar apo tërësisht të ndërprerë. Kështu, në fund të tremujorit të tretë, në industrinë e përpunimit ka pasur 2.317 vende të lira pune, në tregti 1.543 ndërsa në veprimtaritë hotelerike 94 vende të lira pune. Interesante është që këtë vit në krahasim me vitin e kaluar periudhën e njëjtë – pikërisht te këto veprimtari vërehet ulje e vendeve të plotësuara të punës.

Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020 në industrinë e përpunimit të plotësuar kanë qenë 115.863 vende pune ndërsa vitin e kaluar periudhën e njëjtë 120.549, që donë të thotë se numri i vendeve të plotësuara të punës vetëm në këtë sektor është zvogëluar për thuajse 4.700.

Rënie më të madhe të numrit të vendeve të plotësuara të punës ka në veprimtaritë që lidhen me veprimtaritë e akomodimit dhe servisit me ushqim për 5.300 këtë vit në krahasim me tremujorin e tretë ekonomik të vitit të kaluar.

“Treguesit e këtillë janë të pritur. Kemi humbje të fuqisë së punës në baza të ndryshme, si pensionim, dorëheqje vullnetare për shkak të largimit në vend tjetër pune, megjithatë kontribut më të madh për këto lëvizje ka kriza shëndetësore e cila e shkaktoi krizën ekonomike. Edhe rënia më e madhe e vendeve të plotësuara të punës është regjistruar pikërisht në veprimtaritë që janë më të prekura nga gjithë kjo që ndodh”, komentojnë ekonomistët për Portalb.mk.

Derisa sektorë të caktuar ballafaqohen me pasoja të rënda nga kriza, në disa të tjerë ka mungesë kuadri.

“Me orientimin drejt modelit të onlajn punës po ndryshon i tërë koncepti – dhe në veprimtari ku praktikohet kjo mënyrë e re e punës, tani ka mungesë të punonjësve të trajnuar të TI”, thonë ekonomistët.

Për një vitlista e të papunësuarve është zmadhuar për 52 000 persona rishtazi

Edhe statistika e Agjencisë për Punësim tregon ndryshime në tregun e punës. Portalb bëri analizë krahasuese të dy pozitave – numri i kërkuesve aktivë të punës dhe numri i kërkuesve pasivë të punës në tetor të këtij viti me tetorin e vitit të kaluar.

Në muajin e dhjetë të këtij viti, numri i “të papunëve” të regjistruar që evidentohen si kërkues aktivë të punës është 153.799 persona dhe në krahasim me tetorin e vitit të kaluar ky numër është zmadhuar saktë për 51.986 persona.

Për dy vite, në listën e kërkuesve aktivë të punës, të regjistruar rishtazi janë 62.314 persona. Kjo rritje në vitin 2020 është pasojë e më shumë faktorëve, shpjegojnë ekonomistët. Së pari, humbja e vendeve të punës për shkak të krizës ekonomike, pastaj për shkak të obligimit ligjor të gjithë personat e papunë në një familje (që dëshirojnë të shfrytëzojë kompensime dhe ndihmë shtetërore) ta paraqesin statusin e tyre të papunë dhe shifrat janë zmadhuar në mënyrë plotësuese për shkak se numër i madh i personave janë paraqitur për të fituar të drejtën e shfrytëzimit të masave qeveritare – kartela pagesore, vauçerët etj. Pikërisht edhe për këtë është regjistruar reduktim i numrit të kërkuesve pasiv të punës – të cilët kanë kaluar në listën e kërkuesve aktivë që të mund të fitojnë ndihmë shtetërore për shkak të krizës shëndetësore.

Pjesë e madhe e njerëzve dolën nga zona e “ekonomisë informale” duke u paraqitur në statistikat gjithashtu me qëllim që të fitojnë ndihmë shtetërore. Megjithatë, analistët thonë që këto janë shifrat zyrtare për gjendjet në tregun e punës. Shifrat jozyrtare tregojnë që kriza ekonomike do ta “nxisë” ekonominë informale – punonjësit do të fitojnë pagë minimale (të subvencionuar nga shteti) ndërsa një pjesë “me para kesh”, me qëllim që të mbahen punëtorët në kushte kur një pjesë e veprimtarive mezi funksionojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button