Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” në Tetovë iu bashkua fushatës “DHURO LIBËR”  

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” në Tetovë iu bashkua fushatës “DHURO LIBËR” organizuar nga Klubi Rotarian i Tetovës në bashkëpunim me Klubin Rotarakt të Tetovës. Librat e dhuruar do  të shpërndahen nëpër bibliotekat e shkollave në Tetovë e rrethinë, njofton Portalb.mk.

Nga Shaban Sinani 

Autorët tetovarë u bënë pjesë e kësaj fushate humane duke dhuruar edhe botimet e tyre, por edhe libra nga bibliotekat e tyre. Behare Neziri, kryetare e shoqatës theksoi se kjo nismë është një nismë fisnike.

“Të pasurosh bibliotekat e shkollave me libra, e sidomos në këtë kohë kur të rinjtë janë të dhënë shumë pas teknologjisë, është një aktivitet shumë i qëlluar dhe shkrimtarët të japin kontributin e tyre. Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum në Tetovë çdo herë ka përkrahur dhe ka mbështetur nisma të këtilla”- theksoi ajo.

Përfaqësuesit e shoqatës OENEUM

Argjend Imeri dhe Agron Bexheti përfaqësues nga Klubi Rotarian i Tetovës shprehën falenderim për shkrimtarët që dhuruan libra dhe u bënë pjesë e këtij aktiviteti.

“Prezenca juaj sot këtu, dhurimi botimeve tuaja është shumë domethënës sepse miqësia me libra çdo herë është e nevojshme sidomos tani kur për qëllim janë fëmijët e nxënësit që të kenë mundësi e të jenë më afër librit, një libër i dhuruar dikujt do ti shërbejë”- thanë ata.

Dhuroni librin tuaj për dikë që ka nevojë. Vlerësim dhe mirënjohje  për kontributin e çmuar, për të gjithë ata që dhuruan libra,  në pasurimin e bibliotekave me literaturë të karakterit shkencor, fetar, letrar, historik. Bibliotekat janë ato që ndiejnë nevojën për libra, si instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive.

Libra dhuruan: Sadije Aliti, Besimi Xhelili, Ejup Ajdini, Shaban Sinani, Behare Neziri, Daim Iljazi, Ekrem Ajruli, Sherif Selimi. Librat u dorëzuan  në kioskun e Librarisë Nobel në qendër të qytetit të Tetovës.

Përfaqësuesit e shoqatës OENEUM

9 komuna 2 biblioteka në rajonin e Pollogut

Mijëra banorët e nëntë komunave të rajonit të Pollogut për të marrë një libër hua duhet të udhëtojnë me kilometra, kjo për shkak se nga gjithsej 9 komuna, vetëm dy prej tyre kanë biblioteka kurse leximore ka vetëm në Gostivar. Kjo rëndon dyfish punën e bibliotekës së Tetovës dhe Gostivarit, përveç mungesës së leximores, drejtoresha e bibliotekës së Tetovës për Portalb.mk theksoi se punojnë në kushte të mjerueshme, ndërkaq si pasojë e mungesës së bibliotekave në komunat përreth, shpesh herë nuk ka libra për të gjithë.

Rajoni i Pollogut është një nga tetë rajonet e Maqedonisë së Veriut, gjeografikisht ndodhet në veriperëndim të vendit dhe sa i përket popullsisë, shumica e banorëve të këtij rajoni i takojnë etnisë shqiptare.

Nga ana tjetër, në fshatin Pirok që gjendet në rrethinë të Tetovës, disa persona vullnetarisht kanë marrë iniciativë dhe po bëjnë hapjen një biblioteke të fshatit, ata aktualisht presin donacione nga persona fizik dhe juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button