fbpx

Për herë të parë në Tetovë, është bërë implantimi i protezës së gjurit

Ekipi i Traumatologjisë dhe i Ortopedisë në Spitalin Klinik të qytetit të Tetovës në krye me Dr. Ilber Besimin, ka realizuar të premten operacionin e parë të protezës së gjurit nga prodhuesi Smith & Nephew. Besimi tha se përkundër sfidave me të cilat përballet shëndetësia aktualisht, ky sukses vjen si pasojë e vullnetit dhe dashurisë që këta mjekë kanë për profesionin e tyre, shkruan Portalb.mk.

Sipas mjekut traumatolog Ilber Besimi, ky sukses i fundit vjen si pasojë e harmonisë së krijuar mes kolegëve për shkak të dashurisë për punën që e bëjnë, ai shtoi se ky intervenim kirurgjik është i pari në rajonin e pollogut.

“Unë si udhëheqës i këtij ekipi, bashkë me mjekët tjerë traumatolog dhe ortoped pas një periudhe të gjatë, rikembëm këtë veprimtari me një përkrahje të stafit menaxherial dhe kolegëve nga Klinika e Traumatologjisë dhe e Ortopedisë, ne arritëm që me materialet e shkëlqyera dhe ekipin e mirëfilltë, qytetarëve tonë dhe të rajonit të pollogut por edhe trojeve tjera të ju ofrojmë dhe japim një shërbim të shkëlqyer mjekësor me standardet më të larta, kjo harmoni që u krijua nëpërmjet kolegëve duke i bashkuar dashuria për punën që e bëjnë, rezultoi me suksesin e merituar që tani pas vete kemi një numër nga 450 operacioneve, duke kyçur edhe disa veprimtari që kurrë më parë nuk janë kryer në spitalin tonë, si proteza totale e kërllokut, dhe së fundmi proteza e gjurit që fillimisht mua si udhëheqës i këtij departamenti dhe gjithë stafin e kyçur na bënë të ndjehemi së pari të lumtur dhe të mburremi me punën e bër” theksoi Ilber Besimi për Portalb.mk.

Ndërkaq, Besimi tha se përkundër sfidave me të cilat përballet mjekësia aktualisht, mjekët e repartit të Traumatologjisë kanë gjetur forcën dhe vullnetin për të avansuar.

“Puntorët shëndetsor edhe pse përballohen me sfidën me të madhe deri tani shëndetsoreqë sfidon çfo cep të botësnë Departamentin e Traumatologjisë dhe ate të Ortopedisë gjejmë forca shtesë për avansime të vazhdueshme” shtoi Besimi.

Ndryshe, në Spitalin Klinik në Tetovë, ky lloj operacioni bëhet për herë të parë dhe kjo lloj proteze e gjurit, nga prodhuesi Smith & Nephew ishte e para e këtij lloji nga ky prodhues që u implantua në Maqedoninë e Veriut. Prof Florin Ramadani, që punon në Klinikën e Wells të Austrisë, ishte gjithashtu pjesë e operacionit.

Operacioni i gjurit
Pamje nga operacioni i gjurit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button