fbpx

Takimi i komisionit maqedono-bullgar pa asnjë rezultat! Puna e komisioni ka ngecur në periudhën e mesjetës

Takimi i 11-të i Komisionit të përbashkët maqedono-bullgar për çështje të historisë përfundoi pa sukses, konfirmuan dy bashkë-kryetarët e Komisionit, Angel Dimitrov nga pala bullgare dhe Dragi Gjorgjiev nga pala maqedonase, pas mbledhjes dy ditore online, shkruan Portalb.mk.

Dimitrov në konferencën e përbashkët online tha se rezultati i takimi është zero dhe akuzoi kolegët maqedonas se kanë refuzuar të nënshkruajnë procesverbale nga takimet e kaluara.

Ai tha se pala maqedonase ka këmbëngulur që të vihet gjithkund mbiemri “maqedonas”, që sipas tij, nuk është në pajtueshmëri me praktikën e vendosur.

Sipas tij, pa rezultat ka përfunduar edhe pika për mbretin Samoilin, sepse pala maqedonase është tërhequr nga një tekst i përbashkët veç më i përgatitur.

Angel Dimitrov

“Fatkeqësisht po ecim shumë ngadalë, sikur breshkë. Ky rezultat zero tregon edhe diçka. Ne jemi larg përfundimin të çështjes rreth teksteve shkollore që flasin për mesjetën. Sot pika në lidhje me mbretin Samoil përfundoi tërësisht pa rezultat, veçanërisht që u tërheq nga një tekst i përbashkët veç më i përgatitur nga ana e dy qeverive. Po ecim sikur breshkë. Nëse punojmë vitin e ardhshëm duhet të dimë se çfarë pritet prej nesh me Marrëveshjen e nënshkruar për miqësi dhe fqinjësi të mirë”, tha Dimitrov.

Për kryetarin e komisionit maqedonas, Gjorgjiev, takimi ka kaluar në atmosferë akademike me diskutim të frytshëm shumë shtresoj, i cili nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Dragi Gjorgjiev

“Ndonjëherë kur nuk ka rezultate nga ndonjë mbledhje e caktuar edhe ajo tegon diçka. Një pjesë e mirë e takimi iu përkushtua procesverbale nga takimi i 9-të dhe i 10-të, të cilët kanë mbetur të panënshkruara për shkak të përdorimit të mbiemrit “maqedonas”. Ka interpretim të ndryshim të Marrëveshjes së Prespës dhe sipas kolegëve bullgar, përdorimi i mbiemrit është tërësisht i kufizuar, pavarësisht si është shkruar dhe si interpretohet nga ana jonë. Ajo si çështje u vendos në komision në takimin e gjashtë dhe kolegët bullgarë filluan ta praktikojnë atë mënyrë të procesverbaleve, pa u ndarë dhe pa u bërë ajo me ne”, sqaroi Gjorgjiev.

Ndaj kësaj, Dimitrov është përgjigjur se nuk pajtohet me deklaratën e Gjorgjievot se ajo ka qenë në raport me Marrëveshjen e Prespës. Sipas tij, nga pala maqedonase insistojnë se në komision vihet në dyshim identiteti dhe gjuha e qytetarëve të Maqedonisë.

“Nëse ka ndonjë vërejtje, ato do të ndërlidhen me mënyrën e formimin të kombit dhe gjuhës. Ato janë spekulim. Kemi mënyrë tjetër të pikëpamjes ndaj të kaluarës, mesjetës dhe mbretërisë së parë bullgare. Ka gjuhë të përbashkët në shkencë dhe në histori dhe ajo është respektimi i burimeve dominonte në historinë botërore të cilat flasin se është mbret bullgar. Diskutimi më tej ishte joproduktiv, kështu që për Goce Dellçevin diskutuam vetëm gjysëm ore dhe nuk do të komentojë se çfarë ka ndodhë”, tha Dimitrov.

Ndërkohë, Gjorgjiev më tej shtoi se, problemi kryesor është se shmanget një multiperspektivitet në tekstet shkollore të historisë dhe ideja që të imponohet një zgjidhje.

“Kemi pikëpamje të kundërta edhe për atë si duhet t’iu shkruhen rekomandimet qeverive tona dhe si duhet të duken tekstet e ardhshme shkollore në Maqedoni dhe Bullgari. Këtu flasim gjuhë të ndryshme. Goce Dellçev ishte shumë pak temë e bisedës në pjesë e sotme të takimit dhe ishte e pamundur të bëhet ndonjë përparim”, tha Gjorgjiev.

Fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, do të diskutohet sërish në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit për Punë të Përgjithshme, në të cilin sërish do të diskutohet për procesin e negociatave të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, duke parë atmosferën në dy vendet, të cilat janë larg gjetjes së një zgjidhje, duket se vendi nuk do të merr dritë të gjelbër për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritar për fllim të negociatave me BE-në, as në këtë mbledhje.

Kujtojmë se, më 17 nëntor, në mbledhjen e këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së, Bullgaria vendosi veton e paralajmëruar për Maqedoninë e Veriut sa i përket kornizës negociuese të vendit, ndërsa dha dritë të gjelbër për Shqipërinë. Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva deklaroi se vendi i saj e mbështetë kornizën negociuese për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut.

Ajo tha se nuk është arritur progres i dukshëm në zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë nga viti 2017.

Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkoi mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe në kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017, por një gjë e tillë nuk u përkrah nga antaret tjera të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button