Muajin e kaluar në RMV janë shqiptuar mbi 18.500 dënime për mosmbajtje të maskës në fytyrë (Infografik)

Edhe muajin e kaluar numri i të infektuarve me COVID-19 ka qenë alarmant. Pavarësisht se mbajtja e maskës në fytyrë është masë e detyrueshme me qëllim që të parandalohet shpërndarja e virusit, disa qytetarë nuk e kanë respektuar këtë masë. Për këtë, zyrtarët policorë gjatë muajit të kaluar kanë shqiptuar 18.540 gjoba nëpër qytetet e vendit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në tetor, janë regjistruar 23.981 shkelje për mosrespektim të kësaj mase.

Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit prej 3.399 testimeve, janë regjistruar 1342 raste të reja me KOVID-19, 22 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkohë janë shëruar 679 pacientë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 65.231, 41.656 pacientë të shëruar, ndërsa 1.847 pacientë të vdekur me Kovid-19, ndërkaq ka 21.728 raste aktive.

Në nëntor të këtij viti hyri në fuqi ndalesa për grupim të më shumë se 4 personave në hapësira publike dhe e njëjta vlente për gjatë tërë ditës. Kjo masë erdhi pasi që të rinjtë nuk e respektuan masën paraprake, gjegjësisht deri në orën 21. Ata pasi mbylleshin kafiteritë, mblidheshin në Parkun e Qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button