Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari është infektuar me COVID-19

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, informoi se është infektuar me virusin korona, njofton Portalb.mk.

“Të dashur miq dhe kolegë unë sapo mora përgjigjen e testit dhe rezultoi të jem i infektuar me virusin SarsCov-2. Deklarata ime ka synim që të ndihmoj në hetimin epidemiollogjik dhe nga ana tjetër të sensibilizoj sa më shumë për zbatimin e masave. Ne jemi të gjithë në këtë valle, asnjë nuk mund të mbrohet i vetëm…duke mos i zbatuar masat anti-covid të gjithë njësoj, ne kthehemi në armë për njëri-tjetrin. Unë do të jem nën mbikëqyrjen e mjekëve, për çdo gjë do ju mbaj të informuar. Kujdesuni për veten!”, shkruan Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button