NATO-ja vlerësoi se Rusia, Kina dhe terrorizmi janë rivalët e saj

Në takimin dyditorë të aleancës ushtarake NATO, u diskutua për reformimin e saj të brendshëm, duke vlerësuar se kjo aleancë në vazhdimësi kërcënohet nga Rusia, Kina dhe terrorizmi.

Një raport i ekspertëve parasheh veprimet se si të reformohet Aleanca. REL transmeton se në këtë raport thuhet se derisa NATO-ja u përball me një kërcënim të madh gjatë Luftës së Ftohtë, ajo tani përballet me dy “rivalë sistematikë” – Rusinë dhe Kinën – së bashku me “kërcënimin e përhershëm të terrorizmit”.

Raportohet se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se NATO-ja po e përshtat qëndrimin e saj parandalues “për të adresuar veprimet destabilizuese të Rusisë”, por ministrat janë pajtuar se ata duhet të vazhdojnë të ndjekin dialogun me Rusinë. Ndërkohë, për Afganistanin, ai theksoi se kjo Aleancë e mbështet procesin e paqes, ndërsa mbetet e përkushtuar në misionin për të ndihmuar Afganistanin të luftojë terrorizmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button