RMV, nga java e ardhshme do të realizohen 30 teste të shpejta falas për Kovid-19 në Shuto Orizarë

Në Maqedoninë e Veriut tashmë janë duke u shfrytëzuar testet e shpejta për Kovid-19, të cilat fillimisht ishin të planifikuara për gjashtë pika në Shkup. Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se nga java e ardhshme të shpejta do të ketë edhe në Shuto Orizarë, transmeton Portalb.mk.

“Në poliklinikën e Shuto Orizarës nga java e ardhshme do të fillojë me punë pika ku do të realizohen testime për virusin korona me teste të shpejta antigjene”, njoftojnë nga ministria.

Terminët për testime mund të caktohen nga mjekët amë nga e hëna, derisa testime do të filloj nga e mërkura e ardhshme.

“Do të realizohen nga 30 teste çdo ditë, derisa testimi do të realizohet nga laboranti, i cili ka realizuar trajnim përkatës për marrjen e mostrave për teste të shpejta”, njoftojnë nga ministria, duke sqaruar se testimet do të bëhen çdo ditë pune në ndërrimin e parë.

Në gjashtë pikat për teste të shpejta në Shkup (Poliklinika Gjorçe Petrov, Çair, Hasanbeg, Bit Pazar, Jane Sandanski dhe Poliklinikën Mlin Ballkan), gjatë ditës realizohen 360 testime.

Ndryshe, prej muajit nëntor ka filluar kryerja e testimeve të shpejta edhe në qytetet e Gostivarit, Kërçovës, Shtipit, Strumicës dhe Prilepit. Laborantët e institucioneve të këtyre qyteteve u trajnuan në Shkup javën e kaluar, kurse gjatë javës do të vazhdojë trajnimi i laborantëve nga qytetet tjera të shtetit, në mënyrë që testet e shpejta të jenë në dispozicion në të gjithë mjekët amë të territorit të Maqedonisë së Veriut. Në fund të muajit nëntor, testimet e tilla kanë filluar edhe në Koçani, Kavadari, Veles, Kumanovë, Manasdtir dhe Dellçevë.

“Këta teste janë për detektimin e virusit Kovid-19, dhe jo të antitrupave. Rezultatet nga testi i shpejtë do të fitohen për 10 deri 15 minuta”, deklarojnë nga MSH-ja, e cila javën e kaluar sqaroi se 13 mijë teste i ka pranuar vendi si donacion nga Norvegjia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button