RMV, pas reagimit të Portalb, u publikuan rezultatet e bursave për 544 nxënësit, rihapet një konkurs tjetër

Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) në Maqedoninë së Veriut, siç paralajmëruan sot për Portalb.mk, ka publikuar listën e 544 nxënësve që kanë fituar bursën për vitin shkollor 2020/21, transmeton Portalb.mk.

“Publikimi i rezultateve është prolonguar për shkak të iniciativës së MASH-it për rritjen e kuotave të definuara në konkurs, me qëllim që t’u dilet në ndihmë sa më shumë nxënësve të cilët i plotësojnë kushtet, ta realizojnë të drejtën për bursë. Rezultatet nga konkursi për bursë për ndihmë sociale do të publikohen më së voni deri nesër, a afati për dorëzimin e dokumenteve nga ana e fituesve të bursës do të vazhdohet”, sqaruan sot për Portalb.mk, nga MASH.

MASH pasdite sqaroi se është rritur edhe numri i bursave me nevoja të veçanta aq sa janë pranuar gjithë aplikimet për bursa të nxënësve me nevoja të veçanta.

“Nxënësit që kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të bursës studentore, duhet të shtypin dhe plotësojnë tri kopje nga marrëveshja për bursën e caktuar dhe së bashku me kopjen e xhirollogarisë personale, më së voni deri më 11 dhjetor t’i dorëzojnë në Ministrinë e arsimit dhe shkencës”, njoftojnë nga ministria, duke sqaruar se mund të bëhet me postë ose drejtpërdrejtë në arkivin e ministrisë.

Konkursi do të rihapet për nxënësit e drejtimeve elektro-teknikë, pasi është rritur numri i bursave nga 9 në 23, si rezultat i vendimit të fundit të Qeverisë në seancën e 25-të.

Ndryshe, për shkak se Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendim me të cilin e rriti numrin e bursave për nxënësit e shkollave të mesme që janë raste sociale nga 400 në 544, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e ka vonuar publikimin e rezultateve të konkursit, të cilat duhej që në ueb-faqen e saj t’i publikojë më 27 nëntor, sqaruan sot nga ministria për Portalb.mk, duke paralajmëruar se do t’i publikojnë rezultatet më së voni deri nesër, ndërkaq do ta vazhdojnë edhe afatin e nënshkrimit të marrëveshjes, që duhej të mbarojë deri nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button