RMV, vaksina kundër Kovid-19 nuk do të jetë e detyrueshme, Filipçe nesër takohet me trupin koordinues për vaksinën

Marrja ose jo e vaksinës kundër Kovid-19 do të jetë në dorë të qytetarëve të vendosin, gjegjësisht, vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nesër do të takohet me trupin koordinues  për vaksinën kundër Kovid-19 nga ku do të merren disa vendime nga rrjedha e sjelljes së vaksinës deri te vaksinimi i masës në vend, shkruan Portalb.mk.

Filipçe deklaroi se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme, ndërkaq, ai potencoi se do të siguroje informacione relevante në mënyrë që qytetarët vetë të marrin vendimin se a do të vaksinohen apo jo.

“Do të sigurojmë informacione relevante për ti informuar qytetarët për vaksinën, në mënyrë që ata vetë të vendosin se a do të vaksinohen apo jo” thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nesër do të realizohet takimi i parë mes ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, me trupin koordinues për vaksinat kundër Kovid-19, parashihet që në këtë takim të merren vendime të rëndësishme për rrjedhën e sjelljes së vaksinës në vend deri te ajo se cilat grupe do të vaksinohen të parat.

Venko Filipçe, Foto: Fejsbuku zyrtar

“Në këtë takim do të rishikohet strategjia për imunizim përmes vaksinave për Kovid-19 si dhe për pranimin e vaksinës në shtet, distrubuimin, kategoritë e qytetarëve të cilat do të jenë të parit që do të vaksinohen, si dhe rrjedhën e vaksinimit. Në këtë takim do të merren parasysh edhe përvojat e shteteve evropiane në aspektin e përgatitjes për vaksinim, me çka qytetarët do të informohen për planin operativ për vaksinimin kundër Kovid-19” kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Marrëveshja me Kovaks të cilën e ka nënshkruar Maqedonia e Veriut parasheh gjithsej 883.000 doza të vaksinës kundër virusin korona, pra për gjithsej 20% të qytetarëve, për shkak se është e nevojshme që të merren nga dy doza. Megjithatë, këto 833.000 doza nuk do të arrijnë të gjitha menjëherë, theksoi kryetarja e Komisionit për Imunizim, Aleksandra Grozdanova, por me dinamikë dhe plan në përputhje me kapacitetet tona, ndërsa sipas saj, dozat e para realisht duhet të priten në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

“Me 20% e pare të dozave parashihet vaksinimi i grupeve të rrezikut siç janë punonjësit e shëndetësisë, të sëmurit kronik dhe të moshuarit. Pas kësaj, gjithsesi që planifikohet porositja e dozave tjera për vaksinimin e qytetarëve tjerë” tha Grozdanova.

Aleksandra Grozdanova
Aleksandra Grozdanova

Ajo tha se Maqedonia e Veriut do të marrë atë vaksinë që do të miratohet e para

“Momentalisht këto vaksina shkojnë nga dy doza, që do të thotë se kemi efekt të konfirmuar mbrojtës për vetëm 6 muaj, në të ardhmen, pritat të kemi vaksinë e cila do të merret një herë në vit” tha Grozdanova.

Ndryshe, para miratimit për shfrytëzim për raste urgjente janë vaksinat të kompanive amerikane “Fajzer” dhe “Moderna”, si dhe ajo britanike “AstraZeneka”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button