“Dhuro libër” aksion në Tetovë, Asani: Librat e lexuar janë më të dobishëm kur dhurohen!

Në qoftë se dëshironi që përshtypjen tuaj të një libri ta përcjellni te dikush tjetër, është e rëndësishme që atë libër ta dhuroni. Kështu shprehet Ardita Asani, njëra nga aktivistët e Klubit Rotarian e cila ka 3 ditë që qëndron në sheshin e qytetit të Tetovës për të pranuar donacione të librave. Këta libra do t’i dhurohen bibliotekës së re në fshatin Pirok (rrethinë e Tetovës) dhe disa shkollave fillore, shkruan Portalb.mk.

Aksioni i cili titullohet “dhuro libër” ka filluar tash tre ditë dhe do të përfundoje nesër. Ardita potencoi rëndësinë e dhurimit të librave, kjo për shkak se sipas saj, shumë fëmijë nuk kanë qasje deri te një libër edhe pse jemi në shekullin 21.

“Aksioni fillimisht ishte ide e rotarianëve, ne si klub rotarakt më shumë përkrahëm dhe realizuam idenë e atyre. Marrë parasysh faktin se biblioteka e fshatit Pirok është e re dhe realisht ka nevojë për donacione në libra, kishim dëshirë që sadopak të i ndihmojmë, por jo vetëm kësaj biblioteke, librat do të donohen edhe në disa shkolla fillore, varësisht prej tematikës, të njëjtat do të kategorizohen” tha Ardita Asani për Portalb.mk.

Libra, libër, nga aktiviteti i klubit rotarakt.
Libra, libër, nga aktiviteti i klubit rotarakt.

Sipas aktivistes Asani, librat e lexuar një herë nuk e meritojnë të vyshken në sirtarët tona sepse ka shumë njerëz që dëshirojnë ti lexojnë të njëjtat.

“Ideja e aksionit është që në qoftë se një libër konkret të ka lënë shumë përshtypje në momentin që e ke lexuar, ai libër nuk e meriton të qëndroje në sirtar, pse mos të i jepet mundësia edhe dikujt tjetër që mbase nuk ka mundësi ta lexoje atë dhe ti lëne përshtypjen e njëjtë?” shtoi Ardita Asani.

Aktiviteti "dhuro libër", Tetovë.
Aktiviteti “dhuro libër”, Tetovë.

Ndryshe, ky aksion do të zgjasë deri nesër dhe gjithkush që dëshiron ka të drejtë të dhuroje librin e tij të vjetër, deri tani sipas realizuesve të këtij projekti interesi i qytetarëve për të dhuruar libra ka qenë i lartë dhe shpresojnë që kështu të vazhdoje.

9 komuna 2 biblioteka në rajonin e Pollogut

Mijëra banorët e nëntë komunave të rajonit të Pollogut për të marrë një libër hua duhet të udhëtojnë me kilometra, kjo për shkak se nga gjithsej 9 komuna, vetëm dy prej tyre kanë biblioteka kurse leximore ka vetëm në Gostivar. Kjo rëndon dyfish punën e bibliotekës së Tetovës dhe Gostivarit, përveç mungesës së leximores, drejtoresha e bibliotekës së Tetovës për Portalb.mk theksoi se punojnë në kushte të mjerueshme, ndërkaq si pasojë e mungesës së bibliotekave në komunat përreth, shpesh herë nuk ka libra për të gjithë.

Rajoni i Pollogut është një nga tetë rajonet e Maqedonisë së Veriut, gjeografikisht ndodhet në veriperëndim të vendit dhe sa i përket popullsisë, shumica e banorëve të këtij rajoni i takojnë etnisë shqiptare.

Nga ana tjetër, në fshatin Pirok që gjendet në rrethinë të Tetovës, disa persona vullnetarisht kanë marrë iniciativë dhe po bëjnë hapjen një biblioteke të fshatit, ata aktualisht presin donacione nga persona fizik dhe juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button