RMV, për momentin nuk ka nevojë për akomodim të pacientëve me Kovid-19 në spitale private, gjendja është stabile, tha drejtori Angellov

Në këtë moment, nuk ka nevojë të domosdoshme për akomodim spitalor të pacientëve në objektin e vjetër “Sistina”, gjendja me infeksionin është stabile dhe në spitalet shtetërore në vend ende ka shtretër, tha sot në pres-konferencën drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov, raporton SDK, përcjell Portalb.mk. Pas shpalljes së gjendjes së krizës më 21 nëntor, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe përfaqësues të tre klinikave private në vend u dakorduan që objekti i spitalit të mëhershëm “Sistina – Malla Bogorodica” të përdoret si Kovid-qendër.

Drejtori tha që bëhet fjalë për teknikalitet formal juridik për nënshkrim të draft-marrëveshjes mes Ministrisë së shëndetësisë dhe klinikave private, se nuk do të pritet deri në cajtnot për t’u takuar dhe nëse shfaqet nevojë urgjente, për gjysmë ore do të konvokohet Shtabi kryesor dhe të gjitha procedurat do të përfundohen.

“Ministria nënshkruan marrëveshje me spitalet private dhe presim draft-marrëveshjen ta dërgojë në QMK. Numrat e personave të infektuarve rishtazi nga Kovid-19 është duke u zvogëluar, mirëpo pasi është sëmundje e re dhe mund të shfaqet nevojë urgjente për mjekim spitalor edhe në atë rast Shtabi kryesor do të sjellë vendim të tillë”, ka thënë Angellov, duke shtuar që në spitalet në Shkup për momentin ka 40 vende të lira, kurse në gjithë vendin mbi 200.

Ministria për shëndetësi, sot paradite ka njoftuar që 24 orët e kaluara në Kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 30 pacientë të ri për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 452 raste të dyshimta dhe të konfirmuara për kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 13 pranime dhe tre në kovid-qendrën në Klinikën për neurologji, katër të sëmurë janë të hospitalizuar në Klinikën për dermatovenerologji, tre pacientë në Klinikën për nefrologji dhe po aq në kovid qendrën në Klinikën për veshë, hundë dhe fyt. Në Spitalin e përgjithshëm të qytetit (SPQ) “8 Shtatori” ka pasur 10 pacientë të pranuar rishtazi, kurse shtatë të sëmurë janë pranuar në Klinikën infektive. Në 24 orët e kaluara në shtëpi janë lëshuar 32 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e lëkurës mjekohen 26 pacientë, në Klinikën e neurologjisë 33 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 38 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Klinikën për nefrologji në këtë moment të akomoduar janë 26 pacientë, ndërsa në Klinikën për sëmundje okulare 17 pacientë. Në Kovid-qendrën në Klinikën e veshit, hundës dhe fytit ka 27 pacientë. Në “8 Shtatori” ka gjithsej 107 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive të akomoduar janë 150 pacientë ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle ka 28 pacientë, nga të cilët 7 fëmijë dhe 21 të rritur.

“Pavarësisht numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, mëngjesin e sotëm deri në orën 8 ka pasur rreth 40 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lirimit të pacientëve të shëruar të çlirohen vende shtesë edhe në Klinikën për sëmundje infektive edhe në ‘8 Shtatori’. Numri i përgjithshëm e pacientëve pozitiv dhe të dyshimtë për koronavirus të cilët mjekohen në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në vend është 1.256 dhe ka rreth 180 shtretër të lirë spitalor në Kovid-qendrat”, thuhet në komunikatën e Ministrisë për Shëndetësi.

Qeveria në seancën e djeshme e miratoi propozimin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza dhe e përcaktoi tekstin e Propozim-vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për gjendje krize në territorin e vendit. Me këtë propozim-vendim, Kuvendit i propozohet të miratojë vazhdim të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës deri më 30 qershor 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button