Gjermania në vitin 2021 do të fillojë mbylljen e termocentraleve të qymyrit

Gjermania do të paguajë 317 milion euro për mbylljen e termocentraleve të qymyrit, tha të martën Agjencia Federale për rrjetin e Infrastrukturës, duke njoftuar një hap të rëndësishëm drejt mbylljes së termocentraleve me qymyr dhe kalimin në burimet e pastra të energjisë, njofton Portalb.mk.

Portali rajonal i biznesit SEEbiz.eu përcjellë se, sipas planit të botuar nga kjo Agjenci, kompanitë energjetike me gjithsej 11 njësi në termocentralet ku qymyri përdoret si lëndë djegëse, morën 317 milion euro kompensim.

Të 11 blloqet do të shuhen në fillim të vitit të ardhshëm. Ndër përfituesit e këtij premiumi është kompania më e madhe gjermane e energjisë RWE, e cila do të mbyllë dy njësi në fillim të vitit 2021, si dhe kompania suedeze Wattenfal, e cila do të mbyllë një termocentral në Hamburg. Shuma e premisë që një kompani do të marrë për mbylljen e njësive me qymyr do të varet nga sasia e energjisë elektrike e prodhuar nga një njësi.

Bëhet fjalë për fillimin e një procesi, gjatë të cilit deri në vitin 2038, të gjitha termocentralet gjermane që përdorin qymyr duhet të mbyllen.

Ndryshe, Qeveria gjermane në fund të tetorit vendosi të investojë 500 milion euro për të përmirësuar sistemin e ventilimit në objektet publike, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e korona virusit. Grantet do të jepen për të përmirësuar qarkullimin e ajrit në objektet publike, muzeume, teatro, kolegje dhe shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button