Ambasadori holandez në RMV: Është e pamundur të thuhet nëse do të fillojnë negociatat deri në fund të vitit, por të gjithë shpresojmë

Çështjet bilaterale nuk janë pjesë e kornizës. Korniza është shumë e qartë. Vendi duhet të kalojë nëpër procesin e negociatave dhe pas një numri të caktuar vitesh të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, tha Ambasadori holandez në Maqedoninë e Veriut Dirk Jan Kopp në një intervistë për TV Sitel, transmeton Portalb.mk.

Sipas ambasadorit, për momentin është e pamundur të jepet një përgjigje nëse vendi do të fillojë negociatat me BE-në deri në fund të vitit, megjithëse, tha ai, është e qartë se ku duhet të lëvizë ky proces dhe është shumë më e rëndësishme sesa marrja e një date.

“Është e pamundur t’i përgjigjem kësaj. Po punohet shumë për momentin, edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria bisedojnë, kjo është gjithmonë mirë. Gjermanët që momentalisht e kanë presidencën, punojnë shumë që t’i bindin të dyja palët, a do t’ia dalin të kenë sukses është e pamundur të parashikohet, por të gjithë ende shpresojnë që rezultati të jetë pozitiv”, tha Jan Kopp.

Ai kujtoi se edhe gjatë pranimit të vendeve të reja anëtare, veçanërisht në grupin e madh që u bë pjesë e BE-së në vitin 2004 (Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovenia …) kishte shumë çështje bilaterale që duhej të zgjidheshin. Çështjet, siç thotë ai, ishin të vështira dhe të hapura për një kohë shumë të gjatë midis Polonisë dhe Lituanisë, Italisë dhe Sllovenisë, Hungarisë dhe Rumanisë dhe të gjithë thanë se këto janë çështje kaq të vështira, është e pamundur të zgjidhen, por të gjitha u zgjidhën, përndryshe nuk mund të hynin në BE.

“Ky vend ka bërë shumë, për shembull me Marrëveshjen e Prespës. Kjo i ka hapur derën anëtarësimit në NATO dhe BE dhe është një përfitim për të gjithë qytetarët e vendit. Më lejoni ta përsëris, ky është një problem dypalësh që nuk është pjesë e kornizës, por unë besoj se Maqedonia e Veriut do të mund ta zgjidhë këtë problem. Pyetja nuk është nëse do të ketë konferencë ndërqeveritare, por kur? Një gjë e tillë do te ndodhë”, shoprehet decid Jan Kopp.

Ambasadori vuri në dukje se ekziston angazhim politik, i cili sipas tij, ishte i rëndësishëm për marrjen e dritës jeshile në mars..

“Kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare nuk është aq e rëndësishme. Mendoj se shumë simbolikë i jepet një date. Ajo që vendi duhet të bëjë tani është të kalojë me ne nëpër 35 kapituj të procesit të pranimit me ne, duke filluar me Kapitujt 23 dhe 24 mbi shtetin e së drejtës dhe gjyqësorin. Themeli është hedhur. Struktura është e qartë. Shtetet anëtare të Bashkimit kanë përgatitur kornizën negociuese së bashku me Komisionin për gjashtë muajt e fundit. Është e qartë se ku duhet të shkojë ky proces, është shumë më e rëndësishme sesa data”, tha ambasadori.

Jan Kopp thotë se tani vendi është një hap përpara dhe se tashmë ka bërë shumë dhe ndoshta do të jetë në gjendje të përmbushë pritjet dhe të lëvizë nëpër kapituj mjaft shpejt.

Ndërkohë shpresat e vogla për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare gjatë presidencës gjermane i konfirmoi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila tha se po përballej me vështirësi në sigurimin e mbajtjes së konferencës ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut, si dhe nuk dinë nëse do të ketë kohë që kjo të ndodhë deri në fund të presidencës gjermane të BE-së, pasi Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të merren vesh.

Ndryshe, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të takohen përsëri sot, në prag të Këshillit të Ministrave të BE-së më 8 dhjetor, derisa shanset që Bullgaria të lëshojë pe për kornizën negocieuese të Maqedonisë së Veriut duken minimale.

Sofja zyrtare kohëve të fundit vazhdimisht paralajmëronte Maqedoninë e Veriut se mund të pengojë proceset e integrimit të vendit në BE, nëse nuk zgjidhet kontestet historike mes dy vendeve, derisa më 17 nëntor ajo vendosi veton e shumë-paralajmëruar për Maqedoninë e Veriut, ndërsa dha dritë të gjelbër për Shqipërinë. Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ektaerina Zaharieva deklaroi se vendi i saj e mbështetë kornizën negociuese për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button