RMV, Qeveria kërkon vazhdimin e gjendjes së krizës, është ulur presioni ndaj spitaleve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e mbrëmshme vendosi që t’i propozojë Kuvendit të Maqedonisë së Veriut zgjatjen e gjendjes së krizës, transmeton Portalb.mk.  

“Me këtë propozim-vendim, i propozohet Kuvendit të RMV-së të miratojë vazhdimin e afatit për gjendjen e krizës deri më 30 qershor të vitit 2021”, raportojnë nga Qeveria.

Afati për gjendjen e krizës për momentin është deri më 19 dhjetor.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje deklaroi se, ajo çfarë ndodhë tani në vend është ulje serioze e presionit të pacientëve ndaj spitaleve, por se janë shumë të vëmendshëm pasi shumë herë deri më tani është dëshmuar se virusi është shumë i paparashikueshëm.

Sipas drejtoreshës së Klinikës Infektive në Shkup, Milena Stefanoviq, është e pritshme që numri i rasteve të vdekjes të jetë më i madh, duke pasur parasysh numrin e të diagnostifikuarve të ri dhe numrin e pacientëve të hospitalizuar.

“Nëse i ndiqni edhe trendet botërore do të shihni se me rritjen e numrit të rasteve të reja dhe mbushjen e kapaciteteve, numri i rasteve të vdekjes rritet. Ajo që ne e bëjmë është transprancë maksimale ndaj opinioni në lidhje me çdo numër, por edhe me numrin e vdekshmërisë. Po ballafaqohemi me pacientë me gjendje shumë të rëndës që nga pranimi kur është me të vërtetë e vështirë të ndihmohen dhe të shpëtohet pacienti, por gjithashtu edhe shohim pacientë të cilët janë mjekuar mirë pas tetë javëve dhe në fund e kemi humbur betejën për një sekond”, tha Stefanonoviq.

Asnjë pacientë nuk kthehet në shtëpi pa u kontrolluar, shtoi ajo.

Sipas statistikave të institucioneve shëndetësore në 24 orët e kaluar, janë evidentuar 1069 raste të reja nga 3012 testet e realizuara. Ministria e Shëndetësisë informoi se kanë ndërruar jetë 29 pacientë dhe janë shëruar 1242 të tjerë.

Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Shkupi – 489, pas çka vijon Prilepi me 81, Kumanova me 60 pacientë, Gostivari dhe Shtipi me nga 42, Ohri me 41, Kavadari me 37 dhe Tetova, Struga, Velesi, Manastiri me nga 36.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button