fbpx

Pas disa vitesh premtime, më në fund po pastrohet deponia në “Lagjen e Romëve” në Tetovë

Një prej deponive më të mëdha në qytetin e Tetovës e cila gjendet në “Lagjen e Romëve” pas disa vitesh më në fund po pastrohet. Autoritet komunale njoftojnë se ka gjashtë ditë që vijojnë punimet dhe siç thonë, do të pastrohet i gjithë shtratit i lumit “Shkumbin”. Portalb vazhdimisht ka informuar për rrezikun që kjo deponi ju paraqet qytetarëve, sidomos banorëve përreth, shkruan Portalb.mk.

“Ka 6 ditë që ka filluar pastrimi i shtratit të lumit dhe aksioni do do të përfundojë varësisht prej punëve në terren. Mbeturinat shkojnë në deponinë “Drislla””, theksuan nga Komuna e Tetovës.

Rikujtojmë se në këtë lagje me vite është krijuar një deponi e stërmbushur me mbeturina. Aty mund të gjenden qilima, mobilje, televizorë e shumë mjete tjera shtëpiake të cilat janë hedhur nga qytetarë të pandërgjegjshëm ndërkaq kundërmon një aromë e tmerrshme.

Portalb.mk vazhdimisht ka informuar për këtë deponi, për shkak të asaj që shpesh here ekspertët e kësaj fushe kanë deklaruar se deponitë e tilla janë rrezik real për përhapjen e epidemive të ndryshme, asnjë institucion qoftë lokal apo qendror nuk ka ndërmarrë masa për zgjidhjen e kësaj problematike, të paktën jo në qytetin e Tetovës.

Pastrohet deponia në "Lagjen e Romëve".
Pastrohet deponia në “Lagjen e Romëve”.

Kjo deponi ndodhet 700 metra në vijë ajrore nga Komuna e Tetovës, në këtë lagje ka dhjetëra banorë, çdo ditë e më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme që mund tju vijnë si pasojë e kësaj deponie.

Inspektorati ekologjik i padobishëm

Portalb.mk me vite ka shkruar për fenomenin e mosgjetjes së autorëve të djegjes së mbeturinave në Tetovë, dhe krijimit të deponive si kjo e fundit, numri i personave të cilët e kanë për detyrë t’i gjejnë dhe sanksionojnë këta persona është 4, shifër kjo që është jashtëzakonisht e vogël për një qytet me rreth 70,000 banorë.

Disa nga rastet për të cilat autorët ngelën të pazbuluar, si pasojë e paaftësisë të inspektoratit ekologjik janë djegia e deponisë së Tetovës, djegia e mbeturinave te lagjet “Bllok 70” dhe “Dardania” , djegia e mbeturinave në “Lagjen e romëve”, si dhe shumë tjera të cilat qytetarët vazhdimisht i denoncojnë në “E-report” për arsye se numri i vendosur në webfaqen e Komunës (0800-55-043) për denoncimin e këtyre rasteve, është jofunksional.

Ndryshe, edhe pse deklaratavisht kompetentët vazhdimisht kanë fajësuar qytetarët për krijimin e deponive të tilla, ata asnjëherë nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë sanksionuese apo parandaluese në mënyrë që raste të tilla të mos ndodhin më. Madje, për një vit të tërë, Inspektorati Ekologjik i Tetovës ka shqiptuar vetëm 15 dënime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button