Kosova regjistroi 539 raste të reja me Kovid-19

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 539 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 1219 testimeve, derisa janë shëruar 574 pacientë të infektuar me Kovid-19.

Rastet e reja janë në Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç)”, raportojnë nga Instituti kombëtar i shëndetit, duke sqaruae se deri mw taniw janw regjistruar 1,016 viktima me Kovid-19.

Në Kosovë janë 13,579 raste aktive me Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button