fbpx

Tetova me më pak parkingje, ka më shumë të punësuar te NP “Parkingjet” sesa Manastiri

Numri i parkingjeve zonale në Tetovë është dyfish më i vogël sesa në Manastir, edhe pse dy qytetet kanë ka madhësi të ngjashme mes vete. Në Ndërmarrjen Publike “Parkingjet e Qytetit” në Tetovë, siç thonë zyrtarisht ka 60 të punësuar, por as këta nuk ju mjaftojnë, andaj edhe pse në borxhe të mëdha kjo ndërmarrje ka publikuar dy shpallje të reja për punësim. Nga kjo ndërmarrje një javë më herët morën kredi prej 6 milionë denarësh ndërsa çdo muaj harxhohen 25 mijë euro vetëm në paga, shkruan Portalb.mk.

Sa të punësuar kujdesen për parkingjet zonale në Tetovë, krahasuar me Manastirin?

Nga Ndërmarrjen Publike “Parkingjet e Qytetit” na thanë se gjithsej kanë të punësuar 60 persona, edhe pse burimet e Portalb.mk tregojnë për një shifër për rreth 12 persona më shumë, gjegjësisht për 72 të punësuar, e marrin si të mirëqenë përgjigjen e NP “Parkingjet e Qytetit”.

  • Numri i parkingjeve zonale në Tetovë – Gjithsej 750 parkingje, duke llogaritur edhe të mbuluarat.
  • Numri i të punësuarve në parkingjet zonale në Tetovë – 60 të punësuar
  • Raportet financiare – Në dy raportet e fundit vërtetohet se kjo ndërmarrje punon në humbje.

NP “Parkingjet” në Komunën e Manastirit

Në ndërmarrjen e cila përkujdeset për parkingjet zonale në Komunën e Manastirit numri i të punësuarve është 12 persona më pak se në Komunën e Tetovës, edhe pse numri i parkingjeve për të cilat kujdesen këta punëtorë, është 910 vend parkingje më shumë.

Numri i parkingjeve zonale në Manastir – Gjithsej 1160 parkingje, duke llogaritur edhe të mbuluarat.

Numri i të punësuarve në parkingjet zonale në Manastir – 48 të punësuar.

Raportet financiare – Në raportin financiar të tre mujorit të fundit, kjo ndërmarrje ka punuar me fitim.

Ndërkaq, sipas statistikave të “Google”, në Komunën e Tetovës banojnë gjithsej 55 mijë qytetarë ndërsa në Komunën e Manastirit, 70 mijë.

Portalb.mk përgatiti infografik për këtë:

NP-së “Parkingjet e Qytetit” në Tetovë nuk i mjaftojnë punëtorët, kërkon më shumë
Shpallja e parë brenda dy muajve e publikuar nga kjo ndërmarrje ka qenë rreth 1 muaj e gjysmë më parë, nga ku kërkoheshin 5 punonjës të ri ndërkaq paga kapte shifrën deri në 36,000 denarë.

Shpallja e dytë ka qenë dhjetë ditë më herët, 3 ditë para se kjo ndërmarrje të marre kredi prej 6 milionë denarëve për të shlyer borxhet e akumuluara, të cilat ishin mbi 3 milion denarë. Në këtë shpallje, kërkohen tre punonjës të ri.

Shpallja për punëtorë nga NP "Parkingjet e Qytetit", Tetovë
Shpallja për punëtorë nga NP “Parkingjet e Qytetit”, Tetovë

Mbingarkesa me punëtorë, tashmë “Traditë” në Komunën e Tetovës

Nuk janë vetëm ndërmarrje publike në Komunën e Tetovës që janë të mbingarkuar dhe vazhdimisht punësojnë punëtorë të ri, kjo komunë e mban vendin e parë në Maqedoninë e Veriut për numrin e të punësuarve, bëhet fjalë për gjithsej 420 punonjës.

Të gjithë këta, tetovarëve ju kushtojnë çdo muaj nga 12 milion denarë, këtë e konfirmoi disa ditë më herët kryetarja e komunës Teuta Arifi, e cila tha se “Nuk ka çfarë të bëje” për shkak se ashtu e ka trashëguar komunën.

Teuta Arifi
Teuta Arifi

“Komuna e Tetovës është komuna që ka më së shumti të punësuar brenda administratës, numri i të punësuarve nuk është rrit shumë, tash jemi 420 vetë, çdo muaj nënshkruaj afër 12 milion denarë për pagat e punëtorëve. Është barrë e madhe por unë atë e kam trashëguar si të tillë, dhe logjika ime ka qenë që në qoftë se në tërë shtetin nuk ka pasur tendenca të prerjeve administrative apo fillimit të ndonjë procesi me BE-në, edhe pse me vështirësi, ne do ta mbajmë këtë sasi të të punësuarve me çmimin e lartë. Komuna e Tetovës është komuna e cila paguan më së shumti paga në nivel të shtetit” tha Teuta ArifiTV21.

Për tre muaj, dy ndërmarrje publike në Tetovë morën kredi prej miliona denarëve

Rikujtojmë se në shtator Ndërmarrja Publike “Tetova” morri kredi prej 26 milion denarëve nga bankat e vendit për të paguar punonjësit. Menjëherë pas kësaj, NP “Parkingjet e Qytetit” kërkoi kredi prej 6 milion denarësh, ku në tentativën e dytë, arriti të siguroje votat e nevojshme për marrjen e kredisë.

Ndryshe, Portalb.mk në fillim të këtij muaji publikoi raportet financiare të NP “Parkingjet e Qytetit” nga ku rezultoi se kjo ndërmarrje vazhdimisht ka punuar në humbje, madje edhe në kohën kur nuk kishte pandemi ndërsa gjithsej 25 mijë euro në muaj i destinon vetëm për paga të punonjësve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close