fbpx

RMV, Panovski: Antibiotikët përdoren në mënyrë të duhur gjatë trajtimit të pacientëve në qendrat kovid

Nikolla Panovski, prof.dr universitar i Mikrobiologjisë, ka vizituar kovid-qendrat e klinikave interne, pas së cilës i ka dërguar edhe mendimin e tij profesional ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai ka konstatuar se qendrat janë të mirë-organizuara, me ndarje të qartë në zona të gjelbërta dhe të kuqe, duke përmendur këtu edhe dhënien adekuate të antibiotikëve, njofton Portalb.mk.

“Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, si dhe i gjithë personeli mjekësor në qendrat kovid në Shkup, falënderojnë Nikolla Panovskin, profesor universitar i Mikrobiologjisë, ekspert i shkëlqyer dhe i dëshmuar në këtë fushë për pranimin e ftesës për vizitë në kovid-qendrat e klinikave interne në Qendrën Klinike, informojnë nga  Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Profesor Panovski, pasi vizitoi disa nga kovid-qendrat e klinikave Interne, bëri një vizitë dhe kontroll të pacientëve dhe historikut të tyre spitalor, i dërgoi mendim profesional  ministrit Filipçe i cili përfshin tre segmente – organizimin e kovid-qendrave, stafin profesional dhe me çfarë terapie trajtohen pacientët e sëmurë. Ai shkroi se qendrat janë të organizuara në mënyrë solide, me një ndarje të qartë në zona të gjelbërta dhe të kuqe, stafi është i mbrojtur në mënyrë adekuate, ndërsa ajo që publiku duhet të dijë është se në të gjitha ato qendra ekziston një pulmonolog i pranishëm vazhdimisht, ndërsa jo siç shkruhet në mediat sociale se atje trajton për shembull një oftalmolog. Ai është shprehur se ka biseduar me katër prej tyre, me dy personalisht, me dy përmes lidhjes video telefonike, informoi Ministria eShëndetësisë.

Panovski vuri në dukje dhënien e duhur të antibiotikëve dhe ilaçeve të tjera, duke përmendur rastin e një pacienti me leucemi kronike, të cilit me terapinë e duhur arritën që t’ia ulin leukocitet nga 120 në 35, ndëra CRP-në j nga 300 në 50.

“Sa i përket terapisë me antibiotikë, për diagnozën e pneumonisë, ndiqen protokollet e trajtimit, ndërsa  antibiotikët jepen sipas pasqyrës klinike, tomografisë së kompjuterizuar të mushkërive dhe gjetjeve të plota laboratorike, ku përdoret shënjuesi më i ndjeshëm për të diferencuar infeksionin virusal nga ai bakterial, prokalcitonini. Respektohen protokollet për terapinë antibiotike për pneumoni, të tilla si monoterapia me kinolon të frymëmarrjes, ose kombinimi i betalaktamit (ceftriakson) me makrolid (zakonisht azitromicina), edhe në format e rënda ku nuk ka efekt të kësaj terapie ose ekziston dyshimi për pneumoni të fituar në spital jepet karbapenem (imipenem ose meropenem) me vancomycin. Tani për tani nuk kishte nevojë të përdorimit të kolistinës. Përndryshe, në vendin tonë, veçanërisht në KARIL, ekzistojnë shtame spitalore të baktereve gram-negative që janë të ndjeshme vetëm ndaj kolistinës”, thuhet në letrën e  Panovskit drejtuar  Ministrit Filipçe.

Përveç në kovid-qendrat e klinikave interne, Panovski thotë se duhet të kontrollohet se si organizohen kovid-qendrat në brendësi. Ministri Filipçe konsideron se ekspertiza profesionale e dr. Panovskit është shumë e rëndësishme në luftën kundër virusit kovid-19, kështu profesorit i është bërë një ftesë e hapur për të kontribuar me njohuritë dhe përvojën e tij dhe për të vizituar qendra të tjera kovid në qytete të tjera të vendit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close