fbpx

Zaev: Nuk kam caktuar takim me Borisovin

Kryeministri Zoran Zaev për TV21 deklaroi se nuk ka caktuar takim me kolegun e tij bullgar Bojko Borisov, njofton Portalb.

“Nuk është caktuar takim midis meje dhe Borisovit. Në nivel të grupeve të punës nën udhëheqjen e ministrit tonë dhe atij bullgar të punëve të jashtme po bisedohet”, thotë Zaev.

Për dhjetë ditë duhet të mbahet Këshilli i ministrave të BE-së, në rend dite të së cilit sërish do të jetë çështja për mundësi për fillim zyrtar të negociatave me Bashkimin Evropian, pasi Bullgaria në takimin e 17 nëntorit vendosi veto dhe qëndroi në kërsaj për vendosje të disa kushteve në kornizën negociuese.

Megjithatë, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në konferencë shtypi theksoi se në Qeveri ekziston optimizëm se do të zgjidhet kontesti me Bullgarinë, por nevojitet optimizëm dhe vullnet nga të dyja palët, njofton Portalb.

Ajo porositi se si Qeveri do të bëjnë gjithçka që të gjehet zgjidhje, por jo në llogari të linjave tona të kuqe.

“Të gjithë në Qeveri jemi përgjithësisht optimistë, për shkak se u dëshmua se optimizmi po na çon drejt zgjidhjes së problemeve. Megjithatë, optimizmi ynë, madje edhe vullneti ynë i mirë, nuk janë të mjaftueshme, sepse që të zgjidhni një kontest nevojitet vullnet, optimizëm, aktivitet, dëshirë nga të dyja palët dhe për këtë arsye nuk do të dëshiroja të parashikoj. Aji çka mund ta konfirmoj është se do të bëjmë gjithçka që të gjehet zgjidhje, por assesi  në llogari të çështjeve të cilat thamë se janë linja jonë e kuqe – çështjet e gjuhës maqedonase dhe identiteti maqedonas. Duam zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme dhe e dobishme për të dyja palët. Çfarëdo qoftë zgjidhje e cila që prek këto çështje do të jetë vetëm arsye për mosbesim plotësues, e jo arsye për energji të re dhe besim në marrëdhëniet midis të dyja palëve”, deklaroi Shekerinska.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close