RMV, Rreth 200 pjesëtarë të Armatës janë të përfshirë në sigurimin e spitaleve

Thuajse në të gjithë spitalet në shtet ku po trajtohen pacientëme virusin korona si pjesë e sigurimit kanë qenë të përfshirë. Përfundimisht me ditën e djeshme janë të angazhuar 195 pjesëtarë të Armatës, tregojnë të dhënat nga Ministria e Mbrojtjes, njofton Portalb.

“Në pjesën më të madhe të qendrave të cilat pranojnë pacientë me virusin korona, kemi pjesëtarë të Armatës. Në mënyrë plotësuese të hënën, 12 specialistë dhe 20 infermiere do të inkuadrohen nëpër spitalet në Shkup si mbështetje të personelit civil-shëndetësor”, njoftoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Lidhur me atë se ka ankesa se pjesëtarët e Armatës nuk kontribuojnë për vendosje të rendit nëpër spitale dhe presin udhëzime nga sigurimi i spitaleve, Shekerinska me qëndrim se Armata po vepron vetëm soipas insktruksioneve të cilat dalin nga planet operative.

“Absolutisht është e palejueshme dhe jologjike që ushtria të pranojë udhëzime nga sigurimi privat dhe kjo në asnjë rast nuk është ashtu. Ajo që ushtria e pranon janë instruksionet të cilat vijnë nga Shtabi dhe institucionet të cilat vijnë nga planet operative që i përpilon MPB-ja së bashku me përfaqësues të Shtatmadhorisë”, theksoi ministrja Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button