RMV, mbi 13 mijë teste të shpejta për Kovid-19 vijnë donacion nga Norvegjia

Radmilla Shekerinska dhe Venko Filipçe, dy ministrat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pranuar 13,500 teste të shpejta për Kovid-19 nga atasheu Egil Daltuejt në emër të Mbrojtjes së Norvegjisë, transmeton Portalb.mk.

„Sot ne marrim një donacion të rëndësishëm nga një nga mbështetësit tanë të rregullt, tani një aleat në Aleancën e NATO-s, Mbretëria e Norvegjisë” tha Shekerinska, duke sqaruar se me Norvegjinë ka bashkëpunim të mirë në kuadër të NATO-s, si bashkëpunimi i fundit me spitalin norvegjez në Kabul të Afganistanit.

Teste e pranuara sot, 10 mijë do t’i dorëzohen Ministrisë së shëndetësisë për nevojat e qytetarëve, deri 3 500 për Ministrinë e Mbrojtjes për testimin e ushtarëve. Filipçe theksoi se këta testet e shpejta me rezultate për 15 minuta, do të ndihmojnë punën e institucioneve shëndetësore në vend.

“Kjo është ajo që bëjnë miqtë e vërtetë. Kjo është provë e miqësisë së vërtetë. Këto janë teste të shpejta për të zbuluar KOVID – 19 dhe ato nuk janë një zëvendësim për testet PCR, por janë me të vërtetë mbështetje e shkëlqyeshme në përballje me sëmundjen KOVID“, deklaroi atasheu Daltuejt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button