Pendarovski: Shanset për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë janë minimale

Shanset që të arrihet zgjidhje me Bullgarinë janë minimale, por ekzistojnë. Bëhet fjalë për tentim që çështjet e identitetit të vihen në tavolinën e negociatave, ndërsa për këtë askush në botë as nuk ka negociuar, as nuk do të negociojë, vlerëson presidenti, Stevo Pendarovski në intervistën për DW.

Sipas tij, deklarata e Kuvendit bullgar dhe memorandumi i dërguar BE-së, kanë dalë jashtë kornizave të marrëveshjes dhe “këtu nuk kemi hapësirë për manovrime, sepse kërkesat kanë të bëjnë me çështje për të cilat nuk negociohet”.

Në pyetjen se a mundemi të shpresojmë në zgjidhje, në të cilën nuk do të ketë hapësirë për “mini” të mëtejmë në rrugën tonë të integrimit, Pendarovski tha se ajo nuk varet nga zgjidhja eventuale e kontestit aktuale, nëse arrihet ajo.

“Nëse nuk niseni me mirëbesim gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, çdoherë mund të trilloni arsye për të mos e respektuar, ndërsa kompleksiteti i procesit të integrimeve evropiane jep mundësi të mjaftueshme procedurale për obstruksione të tilla”, thotë Pendarovski.

Për të nuk ka qenë aspak befasi ndryshimi i pozicionit bullgar që ka filluar të ndodhë vitin e kaluar sepse, siç thotë, ka mbajtur një sërë takimet me komisionin e palës maqedonase dhe me profesor dhe diplomat, njohës të raporteve bilaterale me Sofjen.

“Unë dola me deklaratë që përmbante kornizë të përgjithshme për kompromis të mundshëm në lidhje me çështjen e atëhershme aktuale për Goce Dellçevin. Reagimet në opinionin maqedonas ishin në korniza të pritjeve të mia, megjithatë më befasuan reagimet e palës bullgare. Ndryshe, ajo nuk ishte njohur si tentim për kompromis në të cilin të dyja palët duhet të bëjnë tentim dhe t’i braktisin disa nga aksiomat e tyre historike të cilët janë njëdimensional. Në vend të kësaj, në Sofje u bindën se ka ardhur koha që pala maqedonase duhet në tërësi të pajohet me narrativin e vet historik”, deklaroi PEndarovski.

Në lidhje me implementimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Miqësi, ai vlerëson se realisht ka ngecje vetëm në punën e komisionit për çështje të historisë, për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve, kanë pasur arsye për këtë.

Presidenti porositi që shqetësimi më i madh tani duhet të jetë si të tejkalohet bllokada eventuale në integrimet, ndërsa nëse ajo ndodh, atëherë do të duhet të përforcojmë dinamikën e reformave e cila duhet të ecë me tempo shumë më të përforcuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button