Shekerinska: Me mbështetjen e NATO-s, ndërtojmë kapacitete të avancuara për gjendje të krizës

“Nëse para disa javëve kemi marrë ndihmën e parë më të madhe direkte nga NATO në formën e respiratorëve dhe material plotësues mjekësor, sot kemi shans të shohim se NATO investon edhe në teknologji më të avancuara të cilat do të na japin instrument plotësues që të ballafaqohemi me gjendjen e krizës”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska në hapjen e sotme të Laboratorisë së menaxhmentit të krizës të Akademisë Ushtarake, e cila është pjesë e projektit “NIKS”, qëllimi i së cilës digjitalizimi të menaxhmentit të krizës, transmeton Portalb.mk.

Ministrja porositi se kriza e koronës na ka treguar se gjendjet e krizës nuk janë diçka për të cilën duhet të përgatitemi në mënyrë teorike, por se me të vërtetë janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Ndërtimi i kapaciteteve për gjendje të krizës, potencoi ajo, është investim në mbrojtjen e shëndetit njerëzor dhe të jetës njerëzore.

Shekerinska më tej ka shtuar se, pjesëmarrja e vendit në programin e NATO-s, shkencë për paqe dhe siguri, përpjekjet e Akademisë Ushtarake, të qendrës për menaxhim me kriza dhe bashkëpunim me laboratorin Linkoln nga ShBA, tregojnë se investojnë në teknologji të avancuara.

Hapja e Laboratorit të menaxhmentit të krizës

“Ne edhe deri më tani jemi mbështetur në përkrahjen që vjen nga NATO dhe nga vendet anëtare, por në këtë mënyrë kemi treguar se NATO është investim edhe në shkencën vendore, sepse përpos produkteve dhe përpos softuerit që u fitua nga ana e laboratorit Linkoln, ky është rezultat edhe i shkencëtarëve të tanë maqedonas që vazhdojnë të punojnë në një mënyrë të këtillë të avancuar në punë”, tha ministrja.

Hapja e Laboratorit të menaxhmentit të krizës

Udhëheqësi i Katedrës të Sigurisë, menaxhment të krizës, mbrojtje dhe shpëtim të Akademisë Ushtarake, profesori Metodija Dojçinovski, theksoi se qëllimi i laboratorit është realizimi i trajnimeve bazë dhe të avancuara, mësimit dhe punës shkencore hulumtuese në lidhje me menaxhmentin e krizës.

“Vegla NIKS do të përmirësojë qasjes, masat dhe aktivitetet që institucionet shtetërore i ndërmarrin në kuadër të preventimit, parandalimit të hershëm dhe ballafaqimet me kriza me atë që do të ul kohën e angazhimit të përgjigjeve të para aty ku është e nevojshme”, tha Dojçinovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button