fbpx

Konferenca “e-Shoqëri.mk”: Nëpërmjet e-kioskut qytetarët nxjerrin dokumente, prej telefonit paguajnë taksi e shërbime tjera

Më shumë se 200.000 qytetarë nga Prishtina në 3 vitet e fundit kanë nxjerrë dokumente nga makina digjitale “e-kiosk” e cila është në formë të bankomatit dhe ofron 5 lloje të dokumenteve. Kjo mënyrë ua ka lehtësuar qytetarëve nxjerrjen e nevojshme për të cilat paraprakisht kanë humbur shumë kohë. Mali i zi ua ka lehtësuar jetën qytetarëve dhe turistëve, duke ofruar aplikacion, nëpërmjet të cilit mund të merren disa shërbime. Nëpërmjet këtij aplikacioni bëhet me qindra transaksione në ditë, ndërkaq për momentin ka 20.000 anëtarë. Megjithatë, për transformimin digjital në rajon duhet të ketë mbështetje politike, ndërkaq duhet të ketë edhe kujdes për sigurimin e të drejtës së privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave.
Kjo u diskutua në panel-diskutimin online të edicionit të 16 të konferencës e-Shoqëri në panel diskutimin “Lokalizimi i Agjendës Digjitale në Ballkanin Perëndimor” në të cilën morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, njofton Portalb.mk.

“Kishte problem me radhë të tëra dhe qytetarët pritnin me ditë për të marrë dokumente. Kjo mënyrë u prit shumë mirë nga ana e qytetarëve dhe ka fituar dy çmime ndërkombëtare. Ideja për shërbime të mira digjitale vjen nga shërbimi i bankave komerciale dhe bankomateve, prej atje ka ardhur ideja që qytetarët t’i marrin të njëjtat shërbime. Në vitin 2015-të u promovua që shkaktoi eho në shoqëri. E-kiosk ofron: certifikatë të lindjes, certifikatë për kurorëzim, nënshtetësi dhe leje për qëndrim. Është e rregulluar që nëpërmjet letërnjoftimit ose pasaportës, ju duhen vetëm 30 sekonda që ta marrin dokumentin ose shërbimin. Shërbimi është pa kontakt, pagesa bëhet lehtë. Qasja është e sigurt, ka kamera të brendshme dhe jashtme – pa korrupsion, atraktiv për qytetarët dhe i lehtë veçmas për qytetarët që jetojnë jashtë vendit”, tha nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, i cili ishte i bashkëshoqëruar nga përfaqësuesja e lartë e TI-së në komunë, Gresa Deda.

Boris Radoviq, kryeshef teknik në Sh.P.K. “Business Integration & Business Intelligence” nga Mali i Zi, foli për Kioskun Digjital, gjegjësisht aplikacionin për pagimin e shërbimeve nëpërmjet telefonit. Sfidë për ta ishte që në fillim t’i bindin qytetarët, pasi që siç tha ai kur bëhet fjalë për dhënie të të dhënave bankare, qytetarët ngurojnë ta bëjnë atë. Megjithatë, aplikacioni është në rritje dhe pritet që të ketë edhe zgjerim të shërbimeve.

“Ishte sfidë, por na kanë ndihmuar operatorët e telefonisë, por edhe bankat në promovimin e aplikacionit dhe njerëzit ngadalë filluan të besojnë. Qytetarët mund të jenë të sigurt se të gjitha informatat asnjëherë nuk mund të dalin jashtë telefonit, kemi konsulent për siguri, por edhe siguri prej bankave. Qytetarët duke e shfrytëzuar aplikacionin mund të paguajnë shërbime  nëpërmjet telefonit, nuk duhet të shkojnë në postë apo bankë, gjithçka që ju duhet është telefon i mençur, internet dhe çfarëdo qoftë kartele kreditore. Nëpërmjet aplikacionit, pra pa para të gatshme, mund të paguhen shërbimet për parking, taksi, sigurim nëpër kompani, marrje me qira të veturës, por edhe faturat. Tani aplikacioni ka mbi 20.000 anëtarë, ndërkaq rritje të madhe pati pas paraqitjes së KOVID-19. Dëshirojmë ta zgjerojmë dhe ekipi po punon për integrimin e sistemeve të reja për shërbime elektronike. Kemi shumë transaksione në ditë dhe kemi njerëz që gjithmonë janë të gatshëm t’u përgjigjen”, tha Radoviq.

Sllobodan Markoviç, këshillues Digjital në Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara UNDP – Serbi, foli për qeverisjen digjitale në Serbi, trendët dhe ngecjet më të mëdha në zhvillimin rajonal. Sipas tij, për transformimin digjital është e nevojshme mbështetja politike nga ana e qeverive që të krijohet legjislacion përkatës.

“Për transformimin digjital në nivel më të lartë, është e nevojshme mbështetja politike në nivel të lartë. Është e domosdoshme për paraqitjen e bashkëpunimeve të reja mes institucioneve relevante dhe sektorëve të ndryshëm të cilët janë pjesë e transformimit digjital. Për krijimin e legjislacionit përkatëse është shumë e dobishme që të jetë kjo, që të ketë njohuri të këtillë të konceptit në agjendën publike. Duhet të ketë anëtarë reprezentativ në qeveri që të ketë mjaftueshëm resurse dhe fuqi që të zgjidh dhe ndihmojë në këtë sektor, që të sigurohet infrastrukturë e përbashkët në këto shërbime, jo vetëm për dokumentacionin elektronik, por mënyrën në të cilën shërbimet jepen dhe këmbehen nga ana e institucioneve”, tha Markoviç.

Zëvendës drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Maqedonisë së Veriut, Igor Kuzevski, foli për standardet minimale për mbrojtjen e të drejtës për privatësi në shërbimet elektronike dhe aplikacionet e shërbimeve. Ai porositi qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm, pasi që në internet gjithçka mund të ndodh, e qëllimi kryesor është që t’ua vjedhin paratë.

“Kur surfoni në internet gjithçka mund të ju ndodh, veçanërisht kur jeni duke blerë diçka nëpërmjet internetit. Ai që e ka zbuluar IOS-in ka thënë se nuk ka antivirus të mjaftueshëm që mund ta mbrojë nga budallallëku njerëzor. Kur bëhet fjalë për internet nëse është shumë lehtë të besohet, atëherë duhet të pyesni a është gjithçka në rregull. Jemi dëshmitar të shumë rasteve të cilët njerëzit janë viktimë e krimit në internet dhe qëllimi kryesor është që t’u merren paratë. Nëse nuk ka protokoll të enkriptuar atëherë jeni viktimë e vjedhjes së të dhënave. Ueb-sajtet duhet t’i kenë të shkruara qartë politikat e privatësisë.  Shumica e ueb-sajteve shfrytëzojnë protokolle që thonë se keni të dhëna të enkriptuara. Nëse jeni në pozitë të subjektit që keni të dhëna dhe ju pyesin ta jepni identitetin tuaj a nuk keni http-së protokoll ose nuk ka “nëse”, sipas të gjitha gjasave jeni viktimë e krimit në internet. Pra, patjetër duhet të keni protokoll të enkriptuar që të parandaloni keqpërdorimin e të dhënave. Gjithmonë të duhet të pritet se kjo mund të ndodh derisa jeni në internet dhe se ju duhet të keni kontroll dhe mënyrë të lehtë për t’u parapaguar dhe ta shfuqizoni parapagimin dhe ta keni në kontroll dëshirën për t’i fshirë të dhënat e juaja. Në këtë mënyrë do të arrihet besueshmëri”, tha Kuzevski.

Moderatore e panelit ishte Mila Josifovska Danilovska, menaxhere e programit “Llogaridhënia Shoqërore dhe të Drejtat e Njeriut në Internet”.

Videon e plotë të ditës së parë të konferencës e-Shoqër mund ta ndiqni më poshtë:

Përndryshe, agjenda digjitale është iniciativë e zhvilluar nga Bashkimi Evropian, e cila gjithashtu është e zgjeruar dhe miratuar për 6 shtete të Ballkanit perëndimor. Qëllimi i kësaj iniciative është të sigurojë qytetarët në rajon që tërësisht t’i përdorin përfitimet nga transformimi digjital.

Me Agjendën Digjitale do të mundësohet që qytetarët t’i kenë shkathtësitë e nevojshme që t’u përgjigjen kërkesave të ekonomisë së re dhe do të mundësojë modernizim të administratës publike, përforcimin e sigurisë kompjuterike, rritje të lidhjes dhe përmirësim të klimës ekonomike.

Konkluza e raportit për gjendjen aktuale dhe udhërrëfyesin për avancimin e Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut, të cilin Fondacioni Metamorphosis e ka punuar në kuadër të projektit “Rritje të pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, financuar nga Bashkimi Evropian është se nuk ka njohuri të mjaftueshme të Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut dhe ende më e vogël është njohuria me shërbimet elektronike të qasshme të cilat i ofrojnë institucionet për qytetarët. Si dëshmitarë të pandemisë globale KOVID-19, mund të theksojmë se qasja drejt transformimit digjital është më se e nevojshme për funksionimin e një shoqërie dhe mund të shohim se si qeveritë nëpër botë, përfshirë edhe të Ballkanit Perëndimorë, të nxitur nga pandemia, janë qasur drejt krijimit apo përmirësimit të pajisjeve dhe shërbimeve elektronike ekzistuese.

Lexo hulumtimin e Portalb.mk për shërbimet elektronike:

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close