fbpx

Rruga “116” në Tetovë do të rikonstruohet në mars të vitit 2021, premton Komuna

Lajmit të cilin Portalb.mk dje e publikoi për atë se edhe pse Komuna e Tetovës kishte ndarë rreth 2,5 milion denarë për rikonstruimin e rrugës “116” në Tetovë, punimet ende nuk kanë filluar, i janë përgjigjur autoritetet komunale. Sipas tyre, punimet nuk kanë filluar sepse po realizohet programi i infrastrukturës, pritet të fillojnë në mars, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse në kontratën e publikuar në sistemin për furnizime publike nuk është theksuar diçka e tillë, autoritetet komunale na informuan se punimet do të fillojnë në muajin mars të vitit të ardhshëm.

“Në mars planifikohet të fillojnë punimet, tash është duke u realizuar programi i infrastrukturës” thanë nga Komuna e Tetovës.

Sipas kontratës në fjalë, të publikuar në sistemin për furnizime publike, bartësi i furnizimit publik që në këtë rast është kompania e lartpërmendur, është i detyruar që lëndën e kontratës, që është rikonstruimi i rrugës, ta realizoje në afat prej 60 ditëve nga dita e vënies së punëve.

Në këtë gjendje është rruga “116”

Rruga 116, Tetovë.
Rruga 116, Tetovë.
Rruga 116, Tetovë.
Rruga 116, Tetovë.

Rruga 116 në Tetovë, e harruar nga viti 1991

Hera e fundit kur është shtruar me asfalt rruga “116” në Tetovë ka qenë para pavarësisë së Maqedonisë (1991), ajo aktualisht është në gjendje të tmerrshme.

Kjo rrugë është e mbushur përplot me gropa, asfalt të dëmtuar të cilat pamundësojnë kalimin e disa veturave të banorëve të kësaj lagje. Faktin se kjo rrugë është e lënë pas dore, e vërtetojnë edhe mbeturinat të cilat gjenden në secilin cep të kësaj lagje.

Banorët e kësaj lagje disa herë me radhë kanë kërkuar nga institucionet kompetente që ta rregullojnë të njëjtën, mirëpo kërkesat e tyre nuk janë përfillur. Në nëntor të vitit të kaluar, banorët e kësaj lagje formuluan një kërkesë në të cilën nënshkrues ishin mbi 200 banorë të lagjes, me anë të së cilës kërkuan nga Komuna e Tetovës rikonstruimin e rrugës në mënyrë urgjente.

Megjithatë, përgjigjen nga Komuna e Tetovës këta banorë e morën disa javë më herët, pra me 1 vit vonesë nga ku edhe ua kishin dërguar kontratën e komunës me kompaninë për rikonstruimin e kësaj lagje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button