RMV, ministritë po shqyrtojnë se për cilët sektorë do të vlejë e diela si ditë jopune(VIDEO)

Pasi ministritë ta shqyrtojnë atë, projektligji për të dielën si ditë jopune, do të botohet në Regjistrin Kombëtar të Rregulloreve elektronike-ENER, në mënyrë që të dëgjohet edhe reagimi i publikut, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, njofton Portalb.mk.

“Ligji për shpalljen e të dielës si ditë jo pune është një ndryshim në Ligjin për marrëdhënie pune, në nenin 134, ku përcaktojmë se e diela është ditë jo pune, përveç nëse parashikohet ndryshe nga një ligj tjetër ose marrëveshje kolektive. Ky është ndryshimi kryesor në Ligjin për marrëdhënie pune”, tha Shahpaska.

Shëndetësia, policia, zjarrfikësit dhe shërbimet komunale janë të vetmet që ministrja renditi si aktivitete të rëndësishme vitale, të cilat do të vazhdojnë të punojnë të dielën.

“Patëm konsultime ndër-sektoriale dhe ndër-resoriale me të gjitha ministritë për të përcaktuar se cilët sektorë do të përjashtohen nga ky ligj. Ne e kemi hartuar ligjin, e kemi dërguar në të gjitha ministritë dhe jemi duke pritur përgjigjen e tyre për plotësime dhe sugjerime”,  tha Shahpaska.

Ajo thotë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka buxhetin më të madh krahasuar me ministritë e tjera, kurse njoftoi se buxheti i vitit të ardhshëm është projektuar në drejtim të kapërcimit të pasojave nga kriza me korona virusin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button