RMV, në 24 orë janë hospitalizuar 48 pacientë në klinikat e Shkupit, Kovid-qendra e ORL-së akoma pret ‘aminin’ e hapjes

Në 24 orët e kaluara, në kovid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 48 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga korona virusi. Gjithsej 476 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, informoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit, në klinikat internet janë pranuar gjithse 25 pacientë edhe atë pesë pacientë u shospitalizuan në Institutin për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, nëntë në kovid-qendrën e Klinikës së neurologjisë, tre pacientë u hospitalizuan në Klinikën për dermatovenerologji. po aq edhe në klinikën e nefrologjisë dhe pesë pacientë në Klinikën e syve.

Në kovid-qendrën e Spitalit 8 Shtatori janë pranuar 12  pacientë të rinj, kurse në klinikën Infektive mbrëmë janë pranuar 11 pacientë.

Në 24 orët e kaluara, janë lëshuar në shtëpi 19 pacientë të shëruar. Aktualisht, 24 pacientë janë duke u trajtuar në kovid-qndrën e klinikës për Dermatologji, 33 pacientë janë duke u trajtuar në klinikën e Neurologjisë, kurse në Institutin TBC gjithsej janë pranuar 54 pacientë me simptoma të korona virusit. Në klinikën e Nefrologjisë aktualisht janë të shtruar 26 pacientë, ndërsa në klinikën e sëmundjeve të syve 15 pacientë.

“Në Spitalin 8 Shtator ka gjithsej 108 pacientë, në klinikën për sëmundje Infektive ka 159, ndërsa në Institutin për sëmundjet e Mushkërive te Fëmijët Kozle ka 31 pacientë, prej të cilëve 10 fëmijë dhe 21 të rritur. Gjithsej 476 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive të spitaleve të kryeqytetit. Një pjesë e madhe prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Përkundër numrit të madh të pranimeve dje, deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm kishte rreth 20 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimit të pacientëve të shëruar të lirohen vende shtesë në klinikën për Sëmundje Infektive dhe në Spitalin 8 shtatori.

Pritet që në dy ditët e ardhshme të fillojë me punë edhe kovid-qendra e Klinikës për vesh, hundë dhe fyt. Paralajmërimi për hapjen e kësaj qendre ka filluar qysh një javë më parë. Atëherë nga Ministria e Shëndetësisë u tha se pritet që ditëve në vijim të hapej kjo qendër, por edhe pas një jave nuk është hapur.

Ndërkohë, nga Ministria thonë se, të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button