fbpx

Tetovë, edhe pse janë ndarë 2,5 milion denarë, punimet për rrugën “116” assesi të fillojnë

Pas disa lajmeve të Portalb.mk, mbledhjes së nënshkrimeve nga ana e banorëve, kërkesave dhe lutjeve deri te Komuna e Tetovës, më në fund është kryer tenderi publik dhe janë ndarë rreth dy milion e gjysmë denarë për rikonstruimin e rrugës “116” në Tetovë. Megjithatë, punët për këtë ende nuk kanë filluar edhe pse kontrata është nënshkruar në fillim të këtij muaji, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse në fillim të këtij muaji, gjegjësisht me datë 4 nëntor është nënshkruar kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë “Be-Grupa” me seli në Radovish e përfaqësuar nga Vanço Efremov, për rikonstruimin e rrugës “116” në Tetovë, punimet ende nuk kanë filluar.

Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Be-Grupa.
Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Be-Grupa.

Një prej banorëve të kësaj lagje, për Portalb.mk tha se nga Komuna e Tetovës i kanë njoftuar banorët se është nënshkruar kontrata përkatëse, megjithatë, ende nuk ka parë ndonjë mjet punues në atë lagje.

“Po, ka disa javë që nga Komuna e Tetovës na informuan se është nënshkruar kontrata për rikonstruimin e rrugës që e kemi dërguar si kërkesë ndër vite, megjithatë, nuk kemi pa asnjë mjet punues ende” tha njëri prej banorëve të kësaj lagje.

Sipas kontratës në fjalë, të publikuar në sistemin për furnizime publike, bartësi i furnizimit publik që në këtë rast është kompania e lartpërmendur, është i detyruar që lëndën e kontratës, që është rikonstruimi i rrugës, ta realizoje në afat prej 60 ditëve nga dita e vënies së punëve.

Të pyetur nga Portalb.mk se pse ende nuk kanë filluar punimet për këtë edhe pse mjetet financiare janë ndarë, nga Komuna e Tetovës nuk deshën të përgjigjen.

Në këtë gjendje është rruga “116”

Rruga 116, Tetovë.
Rruga 116, Tetovë.
Rruga 116, Tetovë.
Rruga 116, Tetovë.

Rruga 116 në Tetovë, e harruar nga viti 1991

Hera e fundit kur është shtruar me asfalt rruga “116” në Tetovë ka qenë para pavarësisë së Maqedonisë (1991), ajo aktualisht është në gjendje të tmerrshme.

Kjo rrugë është e mbushur përplot me gropa, asfalt të dëmtuar të cilat pamundësojnë kalimin e disa veturave të banorëve të kësaj lagje. Faktin se kjo rrugë është e lënë pas dore, e vërtetojnë edhe mbeturinat të cilat gjenden në secilin cep të kësaj lagje.

Banorët e kësaj lagje disa here me radhë kanë kërkuar nga institucionet kompetente që ta rregullojnë të njëjtën, mirëpo kërkesat e tyre nuk janë përfillur. Në nëntor të vitit të kaluar, banorët e kësaj lagje formuluan një kërkesë në të cilën nënshkrues ishin mbi 200 banorë të lagjes, me anë të së cilës kërkuan nga Komuna e Tetovës rikonstruimin e rrugës në mënyrë urgjente.

Megjithatë, përgjigjen nga Komuna e Tetovës këta banorë e morën disa javë më herët, pra me 1 vit vonesë nga ku edhe ua kishin dërguar kontratën e komunës me kompaninë për rikonstruimin e kësaj lagje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button