fbpx

RMV, Shtabi kryesor për menaxhim me kriza sot do të mbajë seancë, do të shqyrtohet plani i sigurisë i MSh-së

Shtabi kryesor për Menaxhim me kriza në Qendrën për Menaxhim me kriza sot në orën 10, do të mbajë seancë, në të cilën do të shqyrtohet plani i  Ministrisë së Shëndetësisë, cilat ambiente duhet të sigurohen. Kjo seancë ishe planifikuar të mbahej dje, por ishte shtyrë për sot, njofton Portalb.mk.

Për sigurinë do të përfshihet Armata, e cila do të ndihmojë policinë, duke qëndruar në pozicionet e saj pa armë.

“Ne tashmë kemi marrë nga Ministria e Shëndetësisë një plan të objekteve që duhet të sigurohen. Do ta rishikojmë dhe do t’ia japim Ministrisë së Brendshme për ta operacionalizuar. Do t’u kërkojmë shërbimeve përkatëse të Ministrisë së Brendshme, në fushën e sigurisë, të përgatisin një plan – nëse pranohen të gjitha pikat, nëse ka mbulim të mjaftueshëm në një ndërrim ose 24 orë. Bazuar në këtë,  do të parashikohet se kur do të rotacioni në tre ndërrime. Atëherë do të kemi edhe pasqyrë të vërtetë, tha u.d drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov në një deklaratë për MIA-n.

Plani aksional që u miratua në seancën e kaluar, kujtoi ai, ende nuk është miratuar dhe aprovuar nga Komiteti Drejtues, kështu që nuk mund të përpunohet, ndërsa duhet të kalojë edhe në Qeveri.

“Kjo nuk do të thotë asnjë prolongim. Gjithçka do të mbarojë nesër. Nesër do të kemi një numër konkret të njerëzve. Por, Qeveria e merr vendimin përfundimtar dhe mbi atë bazë, si dhe në bazë të ligjit dhe akteve nënligjore, Presidenti do të urdhërojë përdorimin e Ushtrisë, por pa armë. Armata do të ndihmojë vetëm policinë dhe nuk duhet të veprojë në mënyrë të pavarur pa një oficer policie me kompetenca policore. Ushtria shërben për të siguruar objekte strategjike, objekte shëndetësore dhe magazina në sektorin shëndetësor që kanë ilaçe, pajisje dhe material tjetër mjekësor, do të jenë mbështetje për shëndetësinë për të qenë në gjendje të funksionojë në mënyrë të sigurt. Duam të parandalojmë, që të gjithë të ndihen të sigurt, si pacientët, ashtu edhe mjekët dhe personeli mjekësor, të gjithë qytetarët në përgjithësi”, tha dje Angellov.

Përndryshe, seanca që ishte shtyrë për sot, nuk u mbajt dje, kur edhe ishte planifikuar, pasi shumica e shërbimeve në ministri, përveç atyre në kujdestari, nuk punonin.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close