fbpx

Vuçiqi parashtroi kërkesë për vizitë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën, raporton KOHA.

Mësohet se ai ka bërë kërkesë që të jetë në Kosovë sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shefin e mëparshëm të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriqin, si dhe shefin aktual të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas burimeve kërkesa është bërë dje, si dhe është kërkuar që ekipi i Vuçiqit të jetë në Kosovë të premten mbrëma që të përgatitet terreni.

Mirëpo, kërkesa e tij pritet që të refuzohet shkaku i deklarimeve kërcënuese të Vuçiqit ndaj Kosovës ditëve të fundit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close