RMV, 28 vjeçari shqiptar akuzohet për përdorim të pasaportës false

Më 6 nëntor të këtij viti, i dyshuari kishte përdorur pasaportë fals në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria në Maqedoninë e Veriut ka ngritur aktakuzë ndaj 28-të vjeçarit me shtetësi të Shqipërisë, si i dyshuar për falsifikim të pasaportës.

Prokuroria raportoi se pasaportën që e ka përdorur i dyshuari, është si një pasaportë franceze që dallon prej pasaportës origjinale.

“Prokuroria themelore publike-Shkup, ka ngritur propozim-akuzë ndaj 28 vjeçarit, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili po ndiqet për vepër penale-falsifikim i dokumenteve nga nenin 378, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”, sqarojnë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button