Aksion Gueril në Tetovë: “Biletë dënimi” për çdo veturë të parkuar keq, mësoni të parkoni! (FOTO)

“Bileta dënimi” u janë vendosur veturave të parkuara keq në Tetovë nga një grup aktivistësh joformal “Art Aktivizëm”. Të njëjtit thonë se në mungesë të veprimeve konkrete nga ana e policisë për këta vetura, “janë detyruar” që punën e tyre ta realizojnë ata, shkruan Portalb.mk.

Këta aktivistë potencuan se Komuna e Tetovës nuk ka siguruar hapësira të mjaftueshme në mënyrë që qytetarët të parkohen në mënyrë të rregullt, andaj sipas tyre, është krijuar një haos në trafikun e këtij qyteti.

“Andaj, çdokush parkon kudo që mundet. Nga njëra anë, komuna nuk siguron hapësirë ​​të mjaftueshme për parkim, dhe nga ana tjetër, nëse shoferët parkojnë gabimisht, ata ndëshkohen menjëherë

Në dy bulevardet kryesore në Tetovë, “Ilirija” dhe “Ilindeni”, trafiku zhvillohet në gjysmën e korsisë për shkak të furgonave të parkuar, taksive dhe automjeteve të tjera, gjë që bën që bllokimi i trafikut në këto rrugë të rritet” deklaruan aktivistët e “Art Aktivizëm”.

Aksioni i "Art Aktivizëm" sot në Tetovë.
Aksioni i “Art Aktivizëm” sot në Tetovë.

Ata theks të veçantë i vendosin edhe mungesës së dënimeve të mjaftueshme nga ana e policisë së Tetovës për këta persona që bllokojnë trotuaret duke parkuar në mënyrë jo të rregullt, andaj, të njëjtit kanë vendosur të kryejnë punën e policëve duke vendosur “Bileta dënimi” në ata vetura.

“Përveç mungesës së parkingjeve, një problem i rëndësishëm për këtë situatë është neglizhenca e disa shoferëve, të cilët, për shembull, parkojnë me vite në zonën e këmbësorëve në shesh.

Policia e trafikut nuk ndërmerr veprime për automjetet e parkuara gabimisht në trotuare ose automjete të parkuara në të dy korsitë. Prandaj, rolin e tyre e morën përsipër një grup aktivistësh nga Tetova të cilët vendosën “bileta dënimi” në automjete të parkuara keq, në mënyrë që të rrisin vetëdijen e shoferëve dhe me një apel për t’i kushtuar vëmendje sigurisë së qytetarëve dhe këmbësorëve, hapësirat e të cilëve uzurpohen nga automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme” theksuan këta aktivistë.

Aksioni i "Art Aktivizëm" sot në Tetovë.
Aksioni i “Art Aktivizëm” sot në Tetovë.
Aksioni i "Art Aktivizëm" sot në Tetovë.
Aksioni i “Art Aktivizëm” sot në Tetovë.

Aksioni “Kujdes ku parkohesh në Tetovë!“ është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button