RMV, 12 orë me Ndihmën e Shpejtë: Natë e gjatë, e lodhshme, me dinamikë rraskapitëse dhe trysni të padurueshme (FOTO)

Mbrëmje e ftohtë nëntori. Nga mjegulla e dendur me smog rëndë rrallë mund të shihen kalimtarët përpara Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë në Shkup, njofton Portalb.mk.

Fotografi dhe tekst nga Arbnora Memeti.
Foto nga Arbnora Memeti

Brenda telefoni cingëron pa ndalur. Thirre pas thirrjesh. Shumica kërkojnë konsultime, por edhe shumë prej tyre u duhet ndihmë urgjente apo transferim në spital. Dinamika është shteruese, trysnia thuajse të papërballueshme.

Kjo është atmosfera në një prej netëve të zakonshme në Shërbimin e Ndihmës Urgjente Mjekësore. Ashtu është tanimë thuajse 9 muaj, prej fillimit të pandemisë. Çdo ditë, çdo natë.

Me qëllim që ta tregojë situatën reale dhe punën e Ndihmës së Shpejtë, agjencia e lajmeve Meta.mk dhe Portalb.mk, ka qëndruar 12 orë bashkë me të punësuarit në Urgjencë.

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte
Foto: Arbnora Memeti

Orari fillon në ora 20 dhe zgjat deri në  8 të mëngjesit. 12 orë punë të pandërprerë. Kohë për pauzë thuajse nuk ka. Ishte natë e gjatë dhe e lodhshme.

Rastet e para për të cilat të punësuarit vlerësuan se është i nevojshëm intervenimi, a jo vetëm konsultimi nëpërmjet telefonit, ishin të sëmurë nga KOVID-19, sëmundje që e shkakton korona virusi i ri.

Foto nga Arbnora Memeti

illoi përgatitja për dalje në terren. Kur këta njerëz shkojnë drejtpërdrejtë në kontakt “sy më sy”, me sëmundjen, është e domosdoshme që të jenë veçanërisht mirë të mbrojtur, pasi që njohuritë e tyre dhe ekspertiza për momentin është me rëndësi të çmuar. Për atë, është e domosdoshme mbrojtje e dyfish.

Por, për fat të keq, një pjesë e tyre, nuk mund t’ia lejojnë vetes atë. Kanë mungesë të pajisjes mbrojtëse. Skafanderët për një përdorim përdoren disa herë, gjithashtu sikur edhe maskat kirurgjike dhe vizirët.

Foto nga Arbnora Memeti

Shfrytëzimi i pajisjes mbrojtje nuk është fare e lehtë. Është e nevojshme ndihma e kolegëve për ekipin i cili shkon në terren që të jetë sa më e sigurt. Për atë, skafanderi me patentë të prishur, duhet që të forcohet me ngjitës.

Ashtu siç rritej niveli i ndotjes dhe dendësia e ajrit jashtë, ashtu rritej edhe numri i thirrjeve për të cilat ishte e nevojshme intervenimi. A, nën ato kushte lëvizja nëpër qytet është e rënduar, shpejtësia është e zvogëluar.

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte
Foto nga Arbnora Memeti

Ndonjëherë edhe thirrja ndodh më vonë. Rast i tillë ishte për pacientin 70-vjeçar, i cili tanimë kishte ndërruar jetë, a familjarët e tij e kanë thirrur Ndihmën e Shpejtë duke besuar se është në komë, por ende i gjallë. Vdekja e pacientit ndikoi në disponimin e ekipit të Ndihmës së Shpejtë. Pastaj, qeshja gjatë tërë natës mund të dëgjohej shumë rrallë.

Foto nga Arbnora Memeti

Pjesa më e madhe e natës kaloi. Shumë pacientë pozitiv në Kovid të cilët ishin në gjendje të rëndë u transferuan në qendrat kovid më të afërta të qytetit. Por, shpejtësia e automjetit nuk është ajo që më së shumti ndikon ndaj shpejtësisë me të cilën kujdesen pacientët. Ajo që e ngadalëson punën është preokupimi i qendrave kovid dhe pranimi i ngadaltë i pacientëve të rinj. Koha e pritjes ndonjëherë mund të arrijë deri në një orë.

Foto nga Arbnora Memeti

Me të njëjtin ritëm vazhdoi edhe në mëngjes. Një automjet vinte, tjetri shkonte. Derisa njëri ekip përgatitet me masa mbrojtëse, tjetri ekip kalon nëpërmjet procesit të dezinfektimit, të tjerët përgatiten të kalojnë në intervenim të ri.

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte
Foto: Arbnora Memeti

Pas 12 orë punë, njerëzit që çdo ditë shpëtojnë jetë, me lodhje të dukshme në fytyrë dhe me kujdes të palëkundur për pacientët, po përgatiten të shkojnë në shtëpi në pushim të merituar. Ata thonë se nuk shqetësohen se opinioni thuajse i harrojnë, apo se madje përballen edhe me ofendime dhe sulme. Atë që ata e punojnë nuk është profesion i thjeshtë, ajo është thirrje për shpëtim të jetës së njeriut. Ata janë superheronjtë e kohës së sotme, deshi apo jo dikush ta pranojë.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button