Aplikacion i ri celular për fëmijë “Stobi Edu” për shfaqjen e trashëgimisë në lokalitetin Stobi

Nevoja për t’u treguar fëmijëve trashëgiminë e pasur kulturore, me të cilën disponon lokaliteti Aarkeologjik Stobi ishte motiv për të prodhuar aplikacionin e ri celular për realitetin virtual “Stobi Edu”, informojnë nga Qendra për Inovacione Sociale “Blink 42-21”, transmeton Portalb.mk.

“Aplikacioni që së shpejti do të jetë në dispozicion për shkarkim, do të mundësoj që përmes përdorimit të një telefoni celular të shijohet një vizitë në teatrin romak të Stobi-it dhe të përjetohet e kaluara në një mënyrë krejtësisht të re. Qasja në teknologjitë e reja mundëson që aplikacioni “Stobi Edu” të përdoret brenda vetë procesit arsimor. Aplikacioni mund të pasurojë përmbajtjen mësimore në disa lëndë në arsimin fillor dhe të mesëm përmes përvojës interaktive vizuale të trashëgimisë kulturore,” thuhet në deklaratë.

“Stobi Edu” është rezultat i bashkëpunimit midis Qendrës për Inovacione Sociale Blink 42-21 dhe Institutit kombëtar Stobi, kurse projekti realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Vetë aplikacioni është një vazhdim i përpjekjeve për të prezantuar mjete inovative digjitale që do të mundësojnë tregimin interaktiv dhe vizual të historive nga e kaluara. Përdorimi i teknologjive të reja, të tilla si realiteti virtual, ofron një mënyrë krejt të re, unike të përjetimit të trashëgimisë kulturore – historike,” shtohet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button