Kosova regjistroi 11-të raste të vdekjes me Kovid-19 dhe 720-të raste të reja

Në Kosovë u regjistruan 720 raste të reja nga realizimi i 1,599 testimeve në lidhje me Kovid-19, derisa janë shëruar 469 pacientë. Raportohet se në Kosovë janë 12,008 raste aktive.

Instituti kombëtar i shëndetit raportoi se rastet e reja janë: Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç)”, raportojnë nga Instituti kombëtar i shëndetit.

Në Kosovë numri i përgjithshëm ka arritur në 31.215 raste nga 123.976 teste të realizuara, derisa numri deri më tani betejën me virusin e kanë humbur 860 pacientë. Nga fillimi i pandemisë janë shëruar 18,347 pacientë gjithsej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button