Rexhepi: Deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës janë kundër punës online të Kuvendit

Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është kundër çfarë do forme të punës online në Kuvend, deklaroi sot koordinatori Skender Rexhepi, duke thënë se ajo nuk është në pajtueshmëri me ligjet e Kushtetutës në shtet, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, është me mundësinë për votim online, partitë në pushtet dëshirojnë ta mbulojnë shumicën e brishtë në Kuvend.

“Edhe në raste të tjera më herët, deputetët mungonin në punën e Kuvendit. Siç u kumtua, për shkak të arsyeve shëndetësore nga puna e Kuvendit mungojnë gjashtë deputetë, por të tjerët mund të jenë të jenë prezent. Deputetët e opozitës asnjëherë nuk do ta pengonin funksionimin e Kuvendit. Duhet të ketë mirëkuptim mes partive politike”, deklaroi Rexhepi.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa edhe para dorëzimit të këtij propozimi kanë pasur të njëjtin qëndrim sa i përket punës në Kuvend.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi dy ditë më parë, dorëzoi propozim për plotësim të Rregullores së punës së Kuvendit, me të cilën mundësohet kyçja online e deputetëve me Covid-19 apo ata të cilët janë në izolim.

Ndërkohë, dje ai deklaroi se do të pret që grupet parlamente edhe formalisht të deklarohen për propozimin dhe më pas do ta vendosë në seancë.

Xhaferi sqaroi se, propozimi ka të bëjë vetëm për deputetët të cilët për shkak të Covid-19, nuk do të mund të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe në komisionit dhe do të jenë në mjekim shtëpiak apo izolim. Deputetët duhet ta dëshmojnë atë me vendim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button