fbpx

Zaharieva: Shkupi është i kapur nga “shteti i thellë”, Sofja e lë derën hapur për negociata

Derisa nuk kemi garanca juridike edhe nga Shkupi edhe në kontekst të procesit të negociatave me BE-në, se do të vijë deri në ndryshimin e politikës aktuale, ne nuk mund të pajtohemi për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, deklaroi sot ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, transmeton Portalb.mk.

 “Interesat nacionale bullgare me Maqedoninë e Veriut janë lëndë e konsensusit publik dhe politik, të transmetuara me gjenerata në politikën e jashtme të Bullgarisë dhe të vërtetuara në Deklaratën e Kuvendin Popullor më 10 tetor 2019. Kjo Deklaratë është shembull për konsensus të vazhdueshme dhe ndërpartiak me çka mund të lavdërohen vend një pjesë e vogël e vendeve. Ajo na dha peshën e nevojshme politike me qëllim që ta mbrojmë me besim interesin nacional në bisedimet me Shkupi”, theksoi sot Zaharieve para deputetëve të Kuvendit bullgar, të cilët i informoi për zhvillimet e fundit në lidhje me vendin.

Ajo ka theksuar se Bullgaria do të investojë të gjitha përpjekjet e nevojshme për “arritjen e një fillimit të ri cilësor në raportet” me vendin, duke shtuar se në këtë aspekt Sofja ka treguar çdoherë “konzistencë, parashikueshmëri, transparencë dhe konstruktivitet”.

Sipas saj, njerëzit në Maqedoni janë akoma në “kthetrat e mendësisë totalitare”, për çka si shembull ajo e theksoi shënimin e përvjetori të vdekjes së Titos, të organizuar nga kryetari i Qytetit të Shkupit.

“Deri më tani një numër i madh o republikave të tjera të ish-Jugosllavisë i kanë dhënë respekt numrit më të madh të viktimave të regjimit të Titos, në Shkup madhështohet trashëgimia e tij. Fatkeqësisht, ky konstruksion ideologjik, i kultivuar nga “shteti i thellë” e robëron shoqërinë”, theksoi ministrja bullgare.

Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt dje, nuk u miratua korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut pasi Bullgari vendsoi veto, për shkak të kontestit mes dy vendeve.

Bullgaria kërkon respektimin e formulës për gjuhën nga viti 1999 dhe të konfirmuar me marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë, udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017, tekst shumë të qartë, në të cilin do të theksohet se Maqedonia nuk ka pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari. Shteti fqinj kërkon që këto kushte të përfshihen në kornizën negociuese.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close