Trump shkarkoi zyrtarin e lartë të sigurisë kibernetike Chris Krebs pasi tha se zgjedhjet kanë qenë të sigurta

Presidenti Donald Trump shkarkoi të martën zyrtarin e lartë të sigurisë kibernetike Chris Krebs në një mesazh në Twitter, duke e akuzuar atë pa prova për një deklaratë të bërë sipas tij, “shumë të pasaktë” që pohonte se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin të sigurta dhe duke hedhur poshtë pretendimet e mashtrimit, njofon Portalb.mk.

Trump ka hedhur akuza se zgjedhjet ishin “të manipuluara” dhe ka refuzuar të pranojë humbjen përballë kandidatit demokrat  të zgjedhur për presidenti Joe Biden. Fushata e tij ka ngritur një mori gjyqesh në shtetet e fushës së betejës, megjithëse zyrtarët zgjedhorë në të dy partitë kanë thënë se nuk shohin prova të parregullsive serioze, shkruan Reuters.

Puna e Krebs në mbrojtjen e zgjedhjeve nga hakerët dhe luftimin e dezinformimit në lidhje me votën fitoi vlerësime nga ligjvënësit e të dy partive, si dhe të zyrtarëve shtetërorë dhe zgjedhorë në të gjithë vendin. Por ai tërhoqi zemërimin e Trumpit dhe aleatëve të tij, të cilët u hidhëruan për refuzimin e tij që të mbështesë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale.

Reuters njoftoi javën e kaluar se Krebsi u kishte thënë bashkëpunëtorëve se priste të pushohej nga puna.

Trump në Twitter shkroi se Krebs kishte dhënë një deklaratë “jashtëzakonisht të pasaktë”

“Deklarata e fundit nga Chris Krebs mbi sigurinë e Zgjedhjeve 2020 ishte shumë e pasaktë, pasi kishte pasur pasaktësi dhe mashtrime – përfshirë personat e vdekur që votonin, Vëzhguesit e Sondazhit nuk lejoheshin në vendet e votimit”, shkroi Trump.

Twitter kishte etiketuar postimet e Trumpit, duke vënë në dukje se “Ky pretendim për mashtrim zgjedhor është i diskutueshëm”.

Dhjetra ekspertë të sigurisë zgjedhore lëshuan të hënën një letër duke thënë se pretendimet e hakëve kryesore ishin të pabazuara dhe absurde për to.

Ndërkohë tashmë ish drejtori i Departamentit për Siguri Kibernetike dhe Agjencisë së Sigurisë së Infrastrukturës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare (CISA) , kishte shpërndarë një twitter të një aktori amerikan, i cili kishte shkruar rreth statusit të Trumpit në twitter. Në përshkrimin e atij postimi Kerbs kishte shkruar se ai është thjeshtë në mbrojtje të demokracisë dhe se nuk ka rrugë tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button