Qeveria: Bllokada e Bullgarisë është dështim për BE-në, identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë lëndë e bisedimeve

Pas vetos së Bullgarisë për çeljen e negociatave ka reaguar edhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut duke e quajtur vendimin e Bullgarisë si një dështim për BE-në dhe kanë deklaruar se identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk janë subjekt i negociatave dhe se do vazhdohet për gjetjen e një zgjidhje për të ardhmen e vendit në Bashkësinë Evropiane.

Po ashtu nga Qeveria thonë se deri më tani, nuk janë krijuar kushte të përshtatshme për të kapërcyer kërkesat e reja bullgare dhe për shkak të kësaj, Republika e Bullgarisë ka vendosur që në këtë moment nuk do të miratojë kornizën tonë të negociatave me BE-në. Sipas Qeverisë ishte një dështim i politikës së zgjerimit të BE, një mesazh i keq për të gjithë rajonin dhe një humbje për vlerat dhe parimet themelore evropiane.

“Refuzimi i Bullgarisë për të miratuar kornizën e negociatave nuk është në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ky qëndrim i Qeverisë Bullgare është në kundërshtim me Nenin 2 të Marrëveshjes së Miqësisë 2017.
Pozicioni ynë është i qartë: ne besojmë se integrimi evropian nuk duhet të mbetet peng i çështjeve bilaterale. Negociatat me BE nuk duhet të kthehen në negociata me Bullgarinë. Përparimi ynë në integrimin në BE duhet të varet kryesisht nga reformat e brendshme në lidhje me kapitujt, legjislacionin e BE dhe arritjen e standardeve evropiane. Ne jemi të sigurt në atë që jemi dhe çfarë jemi. Ne gjithmonë kemi qenë maqedonas që flasin maqedonisht, me një ndjenjë të fortë të vetëvendosjes që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të vihet në dyshim. Identiteti maqedonas dhe vetëdija kombëtare maqedonase janë shprehur gjithmonë shumë si në nivelin shkencor ashtu edhe në atë shpirtëror. Kështu është sot, kështu do të jetë gjithmonë”, thonë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button